5 Menyra Natyrale Si Te Luftojme Alergjite

1
2428

Alergjite, për ata të cilët vuajnë nga to, e bëjnë stinën e pranverës nga stinët më të këqia. Pra, jo për të gjithë është e mirëseardhur stina e pranverës. Njerëzit me alergjite ndaj polenit mendojnë se zgjedhja e vetme e tyre është të marrin ilaçe, të qëndrojnë brenda e mos dalin jashtë ose të jetojnë mjerisht me alergji. Por ka mënyra natyrale se si ta ndryshosh sistemin e imunitetit ashtu që nuk është edhe aq i ndjeshëm ndaj polenit, mykut dhe pluhurit. Më poshtë do të gjeni disa suplement që ndihmojnë:

  1. Kuercetini (Quercetin)
    Kuercetin është flavonoid që gjendet në qep, hudhra, molla, vera e kuqe dhe çajin jeshil, dhe mund të zvogëloj ngacmimin (kruarje) e syve te skuqur dhe fyti skuqur duke mbërthyer lirimin e histamines nga qelizat e imunitetit. Histamina shumëfishon përgjegjësinë (reagimin) e imunitetit duke e shtuar depërtueshmërin e kapilarëve dhe tkurrjet e muskujve të lëmuar.
    Merr (pi) një apo dy tableta të 1000 mg të kuercetinit një deri tri herë në ditë gjatë sezonit të alergjive.
  2. Vitamina C
    Vitamina C është antioksidanti kryesorë që patrullon rrugët e ajrit, zvogëlon inflamacionin ne mushkëri dhe membranat e mukozës në fyt. Një studim ka zbuluar hiperaktivitet bronkial të shtuar pesëfish tek ata që më së paku merrnin vitamin C.
    Të marrësh 500mg vitamine C dy herë në ditë gjatë sezonit mund të përmirësoj funksionin e mushkërive.
  3. Magnezi
    Magnezi ka efekt relaksues tek muskujt e lëmuar, e kështu ndihmon në zbutjen e tkurrjes bronkiale. Hulumtimet tregojnë se me rënien e niveleve të magnezit simptomat e alergjive dhe astmës rriten.
    Më së miri është që të marrësh afër 350mg magnez në ditë gjatë gjithë vitit.
  4. Vitamina E
    Vitamina E është antioksidant që mbron membranat e qelizave dhe parandalon dëmtimin e enzimeve. Së bashku me vitaminen C, krijon mburojë dhe mbron qelizat drejtpërdrejtë të ekspozuara ndaj alergjenteve. Studimet tregojnë se nivelet e ulëta të antioksidantëve sikur Vitamina E rrisin rrezikun ndaj alergjive për trefish.
    Në ditë merr 400 UI.
  5. Vaji Peshkut
    Dietat e pasura me omega-3 zvogëlojnë përgjegjësin e trupit ndaj alergjive kronike dhe ndaj gjendjeve inflamatore. Vaji i peshkut ofron nivele te larta të omega-3shit e që ndihmon trupin në prodhimin prostagladineve inflamator që janë të involvuar në përgjegjësin ndaj alergjive. Vaji i peshkut gjithashtu mund të zvogëloj reaksionet hipersenstive të lëkurës shpesh ndryshe që quajtura “dermetitis”.
    Merr rreth 3 gram vaj peshku në ditë për të luftuar alergjitë.

Kështu pra nuk ka arsye të vuash pa nevojë nga alergjite! Për t’i vënë nën kontroll alergjitë përfito nga suplementët (vitaminat) që treguam më lartë. A vuan nga alergjitë, na trego se si po ja del të kalosh muajt me pak ose pa vuajtje nga alergjite. Na trego dhe shto ne komente se si ke arritur ta mposhtesh dhe nëse ke ndonjë mënyrë tuaj për ta mbajtur nën kontroll apo parandaluar alergjite krejtësisht.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

1 Koment

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.