Pasi që shpesh dhe shumë herë keni dëgjuar për veren e kuqe dhe dobitë shëndetësore të saj, dhe nëse keni pyetur se cila vere e kuqe është e mirë dhe sa duhet pirë, atëherë vazhdo lexo se ky post jep përgjigjet.
Hulumtimet sugjerojnë se konsumi në mas mesatare e verës se kuqe, sikur Merlots, Cabernets apo Syrahs, mund të zvogëlojnë rrezikun ndaj sëmundjes së zemrës, por se si funksionon nuk është plotësisht e çartë. Pirja e verës së kuqe promovon HDL “kolesterinën e mirë” dhe ndihmon në parandalimin formimit te LDL apo “kolesterinës së keqe”.
Për të sqaruar këtë më mirë, nuk është alkooli në Verë që ofron dobitë shëndetësore por antioksiduesit që vera e kuqe përmban për shkak se bëhet nga rrushi. Disa prej antioksiduesve që gjinden në verën e kuqe, duke përfshirë këtu polifenolët, artrocianidinët dhe resveratrol, gjithashtu mund të gjinden në rrush dhe në lëngun e rrushit të kuq – përgjigje jo-alkoolike ndaj shumë dobive të verës së kuqe. Kështu që nëse nuk ju pëlqen vera e kuqe ju prap mund të arrini ti merrni të gjitha dobitë shëndetësore duke pirë lëng rrushi.
Sa i përket antioksiduesve, është resveratrol që ka demonstruar si antioksiduesi më i fuqishëm. Funksionon mirë me Vitaminën C duke përmirësuar dobitë e vitaminës dhe duke ofruar efekte kundër mpiksjes së gjakut (trashjes) dhe kështu duke parandaluar mpiksjen e gjakut në enët e gjakut. Gjithashtu ka dëshmuar të ketë efekte anti-kancer.
Nëse ju pëlqen vera e kuqe rekomandohet që grat të pinë një gotë prej 150ml në ditë, kurse meshkujt dy gota të tilla.
Mos harroni se stili i jetës së secilit duhet të përfshijë të ushqyer të shëndetshëm dhe aktivitet fizik. Që të dyja këto janë komponentë kyç që të kemi zemër të shëndetshme – një gotë nga vera e kuqe nuk ka zëvendësim.