6 Arsye Pse Duhet Te Meditoni

2
1893

Meditimi është teknikë që ju ndihmon të shkarkoni mendjen dhe zvogëloni stresin. Meditimi do ju qetësoj trupin dhe në të njëjtën kohë liron mendjen nga mendimet e këqija.

Merr frymë thellë, fik trurin dhe lexo 6 arsyet që do ju bëjnë të dëshironi të meditoni mu tash.

6-arsyet-pse-duhet-te-meditoni-meditimi

1. Është lirues stresi

Pas meditimit do keni ndjesinë e qetësisë. Do ta mësosh se asgjë në botë nuk dot mund të thyej shpirtin tuaj dhe do ju ndihmoj të eliminoni stresin.

2. Ndihmon të arrini vet-kontroll

Meditimi ju ndihmon të balanconi mendimet që janë produkt të vet-kontrollit. Ju do të jeni më të përgatitur kur ballafaqoheni me konflikte e kjo për shkak se do keni vet-kontroll. Vet-kontrolli ju ndihmon të ballafaqoheni si duhet me konflikte dhe telashe tjera.

3. Ndihmon ta njihni vetën më mirë

Po sa të filloni të mësoni rreth meditimit ju do të vëreni se me anë të meditimit ju arrini deri tek çdo mendim dhe çdo qelizë e trupit tuaj. Kjo është e mjaftueshme që të mësosh më shumë rreth vetës, apo jo?

4. Meditimi ju kthen në qendër

Stresi dhe disa njerëz mund të ju bëjnë të dilni jashtë qendrës dhe ndjeheni të humbur. Meditimi ju sjell në qendër dhe ju mëson të gjeni qendrën sa herë që ndjeheni i humbur.

5. Meditimi ju rrit përqendrimin

Ju jeni tërësisht i përqendruar gjersa meditoni dhe kjo është më se e mjaftueshme që të mprehësh përqendrimin. Ju do të filloni ti vëreni detajet, ndjeheni më të përqendruar dhe më i/e veçantë.

6. Meditimi ju jep perspektiv të re

Meditimi ju ofron tjetër perspektiv ndaj jetës, botës, karrierës, shëndetit dhe marrëdhënieve. Kjo perspektiv e re është shumë e dobishme kur hasni në momente, kohë të vështira.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

    • Egzon, nuk ke pse frikohesh, tash e ke kohen te dalesh te besh, te veprosh, te guxosh, e jo te rrish e mendosh e frikohesh koti. Dil shijo jeten e vepro mire, ndaj vetes dhe tjerve.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.