Agjërimi rigjeneron Sistemin Imun!
Shpesh përdoret si metodë e shpejtë e humbjes së peshës – por agjërimi gjithashtu mund të ndihmojë trupin për të luftuar sëmundjen.
Sipas këtij studimi, përmbajtja nga ushqimi për vetëm dy ditë mund të rigjenerohet sistemi imun, duke ndihmuar trupin për të luftuar infeksionet.
Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë Jugore thanë se gjetjet mund të kenë implikime të mëdha për të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sistemet imunitare të dëmtuara, siç janë pacientët me kancer.
Hulumtuesit testuan efektet e agjërimit për periudha dy deri në katër ditë gjatë gjashtë muajve në si në minj ashtu edhe tek njerëzit.
Në të dyja rastet, periudhat e gjata të mos ngrënies dukshëm ulën numrin e qelizave të bardha të gjakut.
Dhe në minj, çdo cikël agjërimi më pas “aktivizonte ndërruesin rigjenerues” që shkaktoi rigjenerimin e qelizave të bardha të gjakut, duke rinovuar sistemin e mbrojtjes së trupit.
Valter Longo, profesor i Gerontologjisë dhe Shkencave Biologjike në Universitetin e Kalifornisë Jugore, tha: “Ai jep OK (lejen) qelizave burimore që të ecin përpara dhe për të filluar proliferimin (shumëfishimin) dhe rindërtimin e gjithë sistemit.
“Dhe lajmi i mirë është se gjatë agjërimit trupi hoqi pjesët e sistemit që mund të jenë të dëmtuara ose të vjetra, pjesët joefikase”.
Ai shtoi: “Tani, nëse filloni me një sistem të dëmtuar rëndë nga kimioterapia ose plakja, ciklet e agjërimit mund të gjenerojnë fjalë për fjalë një sistem të ri imunitar”.
Studimi gjithashtu zbuloi se agjërimi redukton nivelet e enzimës PKA, një efekt që dihet për të rritur jetëgjatësinë në organizma të thjeshtë, si dhe nivelet e hormonit IGF-1, i cili është i lidhur me plakjen, progresin e tumorit dhe rrezikun e kancerit.
Përveç kësaj, një pilot studim i vogël zbuloi se agjërimi për një periudhë 72 orësh para hemoterapisë i mbronte pacientët nga toksiciteti i hemoterapisë.
“Gjersa kimioterapia shpëton jetë (deri diku), ajo gjithashtu shkakton dëme të mëdha anësore në sistemin imun. Rezultatet e këtij studimi tregojnë se agjërimi mund të zbusë disa nga efektet e dëmshme të hemoterapisë, “tha Tanya Dorff, asistent profesor i mjekësisë klinike në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
“Nevojiten më shumë studime klinike dhe çdo ndërhyrje e tillë dietetike duhet të ndërmerret vetëm nën drejtimin e mjekut”.
Hulumtuesit tani po kryejnë studime të mëtejshme për të hetuar lidhjen ndërmjet dietës dhe rigjenerimit të qelizave burimore
Profesor Longo tha: “Nuk mund të parashikonim se agjërimi i zgjatur do të kishte një efekt të tillë të mrekullueshëm në promovimin e rigjenerimit të sistemit të hematopoetikës bazuar në qelizat burimore.
“Ne po hetojmë mundësinë që këto efekte të jenë të zbatueshme në shumë sisteme dhe organe të ndryshme, jo vetëm në sistemin imun”.
Burimi:
https://www.independent.co.uk/