Java e 12 e Shtatzanise

0
2262
JAVA E DYMBEDHJETE

Java e 12 – Gjërat po ndryshojnë shpejt në javën e 12 të shtatzënisë. Ju jeni po arrini fundin e tremujorit të parë (ne e dimë, më në fund!), që do të thotë që hormonet tuaja kanë gjasa ti ngadalësojnë gjërat pak, me shpresë, që iu bëjnë ti ndjeni më pak simptomat e shtatzënisë. Kjo gjithashtu do të thotë që mund të jeni gati për të ndarë lajmet e shtatzënisë me familjen dhe miqtë. Emocionale, apo!

Java e 12 – Sa është madhësia e Foshnjës në Javën e 12 të Shtatzanise?

Në javën e 12 të shtatzënisë, foshnja është aq e madhe sa një kumbull. Fetusi mesatar në javën e 12 është rreth 5.3cm i gjatë dhe 13 gram. Tani që foshnja ka pothuajse të gjitha organet e tij ose të saj të rëndësishme, puna e tij ose saj kryesore është të vazhdojë të rritet. Rritu, bebi rritu!

java e 12 e shtatzanise
Java e 12 – Fryti sa nje kumbull

Sa muaj janë 12 javë shtatzëni?

Në javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë, ju jeni në javën e fundit të muajit tuaj të tretë të shtatzënisë. Me fjalë të tjera, do të jeni tre muajshe shtatzënë rreth fundit të javës së 12 të shtatzënisë tuaj.

JAVA E 12 – SIMPOMAT E SHTATZËNISË NË JAVËN E 12

Ky është lajmi i mirë rreth simptomave të shtatzënisë të javës së 12: të vjellat në mëngjes dhe lodhja mund të fillojnë të zbehen paksa së shpejti, pasi hormonet tuaja fillojnë të qetësohen. Lajmi i keq? Dhimbje koke dhe marramendje mund t’i zëvendësojnë ato. Ne do ta bëjmë atë shkëmbim. Ja më shumë informacion në lidhje me atë që po ndodh me trupin tuaj në javën e 12 të shtatzënisë:

  • Rrjedhje të Shtuar. Kjo rrjedhje e kthjellet mund të duket e çuditshme, por është normale dhe ka një qëllim të rëndësishëm: të mbrojë vagjinën tuaj nga infeksioni. Por nëse keni rrjedhje të verdhë, jeshil, rozë ose ngjyrë kafe gjatë javës së 12 të shtatzënisë, telefononi menjëherë mjekun tuaj. Këto ngjyra mund të jenë një shenjë infeksioni ose të lindjes së parakohshme.
  • Njolla Gjaku. Njollosje (pika gjaku) ose gjakderdhja gjatë shtatzënisë në java e 12 mund të jetë shqetësuese – ose mund të mos jetë fare. Për shembull, qafa e mitrës është më e ndjeshme gjatë shtatzënisë, kështu që thjesht të kryerit seks mund të shkaktojë gjakderdhje të lehtë që është e padëmshme. Nëse po keni njolla gjaku ose ju rrjedh gjaku, definitivisht i tregoni mjekut tuaj. Nëse gjakderdhja shoqërohet me shtrëngime ose rrjedhja është e rëndë, kjo është një thirrje urgjente.
  • Dhimbje koke. Këto mund të fillojnë të shtohen rreth javës së 12-të të shtatzënisë. Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga ndërrimet hormonale, rënie të sheqerit gjak, dehidratimi, mungesa e gjumit ose stresi. Për t’u ballafaquar me të, kushtojini vëmendje asaj që mund të shkaktojë dhimbje koke dhe përpiqeni ti shmangni këta fajtorë. Nëse vëreni një rritje drastike të dhimbjeve të kokës ose një lloj dhimbje koke që nuk keni përjetuar më parë (si një migrenë), ose nëse dhimbjet e kokës janë të shoqëruar me simptoma të tjera të çuditshme, bëni me dijë mjekun tuaj.
  • Marramendje. Ofaa! Ndryshimet e hormoneve dhe ndryshimet e presionit të gjakut mund të shkaktojnë trullosje rreth java e 12 të shtatzënisë. Ju mund të ndihmoni në parandalimin e marramendjes duke ngrënë rregullisht dhe duke pirë shumë ujë. Uluni ose shtrihuni në qoftë se ndiheni i trullosur ose i ndezur dhe vini më dije doktorin tuaj për ndonjë dhimbje të zgjatur të rëndë.

Nëse jeni në javën e 12 të shtatzënisë me binjakë, mund të jeni duke përjetuar të vjella në mëngjes, gjersa shtatzënet tjera me një fëmijë (jo binjak) kanë gjasa të shohin dritën në fund të tunelit për sa i përket përzierjeve dhe të vjellave. Dijeni se gjërat do të përmirësohen së shpejti edhe për ty.

JAVA E 12 – BARKU NË JAVËN E 12 TË SHTATZËNISË

Në javën e 12, barku juaj shtatzënë është i fryrë zyrtarisht! Me fjalë të tjera, me gjithë gjasat shtatzania e juaj po bëhet e dukshme tani. Kjo është një arsye që shumë shtatëzëna fillojnë tu tregojnë të tjerëve që janë shtatzëna prej rreth 12 javësh. (Natyrisht, nëse jeni 12 javësh shtatzënë me binjakë, mund të keni qenë duke u dukur prej javësh të tëra tani, natyrisht sepse keni dy fëmijë në brendësi!)

Nëse nuk keni, filluar të bëni foto barkut tuaj shtatzënë në javën e 12. Na besoni, pas shtatzënisë ju do të dëshironi një kujtim se sa trupi juaj ka ndryshuar gjatë nëntë muajve.

JAVA E 12 – EKOGRAFIA E SHTATZANISE NË JAVËN E 12 TË SHTATZËNISË

ekografia javes se 12
Pamje e foshnjës në javën e 12 të shtatzënisë.

Java e 12 – Fetusi në java e 12 ka përfunduar pothuajse në zhvillimin e sistemeve dhe pjesëve të rëndësishme të trupit të tij ose të saj, çka do të thotë se gjithçka ka mbetur është të bëhet sa më i madh dhe më i pjekur nga këtu. Po, foshnja është gati të hyjë në fazën e rritjes dhe maturimit, në të cilën organet dhe indet do të rriten dhe zhvillohen me shpejtësi.

Foshnja në java e 12 është duke hapur dhe mbyllur gishtat e tij ose të saj dhe gishtat e këmbëve. Dhe truri i foshnjës po zhvillohet shpejt!

Reflekset tani në zhvillim të fëmijës – nëse shtypni butësisht barkun tuaj shtatzënë gjersa bëhet ekografia (ultrazëri) gjatë shikimit të foshnjës në , do të shihni lëvizje. Nëse jeni 12 javë shtatzënë me binjakë, dy bebat e tua po zhvillohen në shkallë të ngjashme me foshnjat e vetme në javën e 12. Më vonë, ata do të kenë një ritëm pak më të ngadaltë rritjeje.

Ju mund të keni edhe një kontroll para lindjes përpara fundit të tremujorit tuaj të parë. Nëse kryeni ose nuk kryeni një ekografi 12-javore mund të varet nga preferencat e mjekut tuaj duke u bazuar në gjendjen tuaj. Nëse kryeni një ekografi në këtë kohë, do të shihni se mund ta shihni më qartë këtë fetus 12 javor, diçka që mund të ju bëjë që të filloni të tregoni lajmin se jeni shtatzane.

Java e 12 dhe jeni kureshtare ta dini a është djalë apo vajzë? Ne urrejmë të jemi përçues të lajmeve të këqija, por gjinia zakonisht nuk zbuluohet në një ekografi të javës së 12 të shtatzënisë. Midis javës së 12 dhe 13 është herët që sigurt të mund të vërehet nëse është djalë apo vajzë në një ekografi, dhe anatomia është ende e vështirë për ta përcaktuar me siguri. Gjinekologu ka më shumë gjasa të jetë në gjendje të dalloj gjininë e foshnjës në një ekografi (ultrazë) në gjysmë të shtatzanisë, e cila do të ndodhë rreth javës së 20-të.

Megjithatë, nëse keni dhënë mostër gjaku të testimit të ADN për çrregullimet kromozomale, mund të zbuloni gjininë e foshnjës kur të merrni ato rezultate – kjo është mënyra nëse dëshironi ta dini!

Rreth javës së 12-të, mund të dëshironi të dini më shumë për shëndetin e foshnjës, kështu që mund të keni kryer testime gjenetike për të përcaktuar rreziqet e defekteve të lindjes ose probleme të tjera. Kjo mund të jetë pak e frikshme dhe konfuze – prandaj sigurohuni ti bëni mjekut tuaj shumë pyetje dhe dijeni se ka shumë më shumë gjasa që bebi të jetë A-OK se çdo gjë tjetër.

LISTA E DETYRAVE PËR JAVËN E 12 TË SHTATZËNISË

Mbani mend për javën:

  • Cakto termin vizite për javën së 16
  • Gjeni ushqime shtatzënie për fëmijën
  • Ndani lajmet tuaja me miqtë dhe familjen

Vazhdo lexo per Java e 13 e Shtatzanise ose ktheu te faqja Shtatzania Jave Pas Jave.

Burimi:

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.