Java e 19 e Shtatzanise

0
2489
java e 19 e shtatzanise

Pra, çfarë mendoni: është djalë apo vajzë? Nga java e 19 e shtatzanise, me shumë mundësi jeni duke vrarë mendjen për ekografinë tuaj të mesit të shtatzënisë. Shumica e prindërve të ardhshëm do ta mendojnë këtë test si shansin për të mësuar gjininë e foshnjës, por ju do të shihni më shumë se pjesët e djalit apo vajzës. Ju do të shihni të gjithë trupin e foshnjës – brenda dhe jashtë – dhe do të mahniteni nga të gjitha zhvillimet që do të ketë në javën e 19 të shtatzënisë. Kjo është emocionuese!

JAVA E 19 E SHTATZANISE – MADHËSIA E FOSHNJËS?

Madhësia e frytit është sa një mango ne java e 19 e shtatzanise. Ka gjatësi rreth 15cm (6.0 inç) dhe peshon rreth 241 gram (8.5 ons), fetusi juaj 19-javësh vazhdon të rritet!

JAVA E 19 E SHTATZANISE – SA MUAJ KAM SHTATZANI?

19 javë shtatzëni është katër muaj dhe rreth një javë shtatzëni. Pas një jave tjetër, ju do të jeni në gjysmë të rrugës. Mund t’a besoni?

JAVA E 19 E SHTATZANISE – SIMPTOMAT

Normal, simptomat e shtatzënisë 19-javore nuk janë të rënda-ato janë më shumë si bezdisje. Natyrisht, kjo nuk do të thotë që të merresh me to është e lehtë. Këto janë disa nga simptomat jo dhe aq argëtuese që mund të ndjeni në java e 19 e shtatzanise:

  • Shtërngime dhe dhimbje barku. Dhimbja e barkut është ajo që shqetëson barkun tuaj të rëndë 19-javësh shtatzënë. Shkaktohet nga muskujt tuaj që shtrihen për të akomoduar fëmijën. Vini më dije gjinegologun tuaj nëse ndonjë shtërngim apo dhimbje që iu shqetëson, por për sa kohë nuk është intensive ose e shoqëruar me simptoma të tjera, këto janë vetëm dhimbje të rritjes.
  • Marramendje ose dhimbje koke. Ndjeheni e lodhur? Ne jemi dëshmitarë për më shumë se një grua shtatzënë që e ka kaluar këtë – nëse iu ndodh juve, dijeni se nuk jeni vetëm. Dhimbja e kokës gjatë shtatëzanisë mund të ndodhë sepse mitra juaj në rritje ushtron presionin mbi enët e gjakut. Plus, foshnja po ngjesh mushkëritë tuaja, kështu që keni më pak oksigjen! Por ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në dhimbjen e kokës, duke përfshirë dehidrimin dhe uria, kështu që kujdesuni për veten dhe hani dhe pini rregullisht! Nëse keni marramendje ose dhimbje koke, gjinekologu juaj mund të dojë t’iu kontrollojë për anemi dhe / ose preklampsi.
  • Dhimbje këmbësh. Uh- e ndiejmë dhimbjen tuaj! Një mënyrë për të lehtësuar këto dhimbje: shtrihini këmbët. Zgjasni këmbën dhe përkulni kyçin dhe shputën drejt gjunjëve. (Disa yoga para lindjeje mund të ndihmojnë gjithashtu.) Ose merrni partnerin tuaj për një masazh të pulpave (dhe shpinës!).
  • Dhimbje legeni. Nëse dhimbja e legenit ju shqetëson gjatë natës, provoni të flini në anë me një jastëk në mes të gjunjëve. Ato jastëkë trupi gjigantë mund të duken të mëdhenj e të fryrë, por nuk mund t’i lavdërojmë që tani, veçanërisht nëse jeni në javën e 19 të shtatzënisë me binjakë. Vendosni dhe të merrni një jastëk.

BARKU NË JAVËN E 19 TË SHTATZËNISË

Uha! A e ndjetë atë? Në javën e 19 të shtatzënisë, lëvizja e foshnjës brenda barkut tuaj me shumë mundësi po bëhet e dukshme për ju. Natyrisht, ashtu si me dukshmërinë, ky fenomen ndodh më herët për disa gra sesa për të tjera. Tani për tani, këto lëvizje të vogla ndoshta ndihen më shumë si flutura në bark – ose edhe gazra – por ato do të rriten më shumë gjatë javëve të ardhshme. Natyrisht, do të nevojitet pak më shumë kohë para se partneri juaj apo kushdo tjetër ti ndjejë ato goditje. Deri atëherë, shijojeni këtë gjë të vogël që është vetëm midis jush dhe fëmijës. Ju dy jeni të lidhur tashmë.

Në java e 19 e shtatzanise, shtimi i peshës mund të fillojë të iu shqetësojë, pasi me shumë mundësu keni fituar 3.5 kg deri në 6.3 deri më tani. (Ose 9 deri 13.3kg, nëse jeni në javën e 19 të shtatzënisë me binjakë.) Nëse fitimi juaj në peshë deri më tani është më i lartë ose më i ulët se sa kaq, bisedoni me mjekun tuaj nëse është apo jo shkak për tu shqetësuar. Fitimi i menjëhershëm ose i shpejtë i peshës mund të jetë një shenjë e preeklampsisë – e cila duhet të trajtohet sa më shpejtë të jetë e mundur – dhe pamundësia për të fituar peshë mund të nënkuptojë që foshnja nuk po merr ushqyesit e mjaftueshëm.

EKOGRAFIA E JAVËS SË 19 TË SHTATZËNISË

java e 19 e shtatzanise
Java e 19 e shtatzanise – ekografia

Fetusi juaj 19-javësh po zhvillon një shtresë mbrojtëse mbi lëkurën e tij ose të saj të quajtur vernix caseosa. Është e yndyrshme dhe e bardhë dhe mund të shihni disa nga ajo në lindje. Foshnja në javën e 19 po punon gjithashtu për pesë shqisat e tij ose të saj. Po, qelizat nervore për ndjesinë e shijes, dëgjimit, shikimit dhe nuhatjes po zhvillohen të gjitha në trurin e foshnjës.

Tek ekografia e mesit të shtatzënisë, e cila po vjen shumë shpejt, tekniku do të skanojë pak a shumë të gjithë trupin e foshnjës -përfshirë trurin, shpinën dhe zemrën – për tu siguruar që gjithçka po zhvillohet siç duhet. Është shumë fantastike ta shohësh gjithçka nga kaq afër! Dhe, nëse doni të dini gjininë e foshnjës, me shumë mundësi tekniku do të jetë në gjendje t’iua tregojë. Mos u largoni pa marrë disa printime nga skaneri për ti marrë me vete në shtëpi dhe për ti treguar.

Natyrisht, të bëni ekografinë nuk është e vetmja gjë që ju duhet të planifikoni përpara në java e 19 e shtatzanise; me shumë mundësi duhet të filloni kërkimin për një pediatër. Filloni të pyesni disa familjar dhe miq për rekomandime dhe më pas bëni disa takime për t’u takuar me stafin. Bëni shumë pyetje për të kuptuar se me cilën mjek je më pranë më së shumti. Është e rëndësishme të gjeni dikë tek i cili besoni, pasi do ta shihni shumë njëri-tjetrin në vitin e parë të fëmijës.

LISTA E KONTROLLIT TË SHTATZËNISË NË JAVA E 19 E SHTATZANISE

Kujtues për javën:

Filloni intervistimin e pediatërve
Kërkoni për mbajtës gjaku
Regjistrohuni në një klasë të shpëtimit kardio pulmonare (CPR) per foshnja

Vazhdo lexo Java e 20 e Shtatzanise ose kthehu te faqja Shtatzania Jave pas Jave.

Burimi

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.