Kastraveci–Per Shendet, Rini Dhe Energji–Pjesa-1

3
2138
kastraveci

Kastraveci ka dobi të shumta edhe pse nuk të bie në sy sikur patatet e kuqe dhe specat zile ngjyrë portokalli që të bie në sy me ngjyrat dhe shijet e tyre unike, kastraveci nuk është i atillë. Nuk të bie në sy përderisa je duke blerë prodhime tokësore në një dyqan (supermarket) dhe shija e tyre nuk është nga ato që të mungon në një pjatë. Në fakt shumica e njerëzve e anashkalojnë kastravecin dhe kjo është një gabim shumë i madh. Pse? Dy arsye të mira janë sepse kastraveci është me pakë kalori dhe me shumë materie ushqyese. Për vetëm 70 kalori në 100 gram, kastraveci nuk përmban vetëm vitamina, por edhe elektrolite, minerale e gjithashtu edhe phytonutrient.

Kastraveci – Përmbajtja Ushqyese

Kastraveci përmban: fosfor, vitamina A, C, E (alpha tocoherol), B6, B12, kolin, betain, dhe vitamina K; acid folik, riboflavin, timin, pirodoksin, acid pantothenic, niacin, sodium, selen, fluror, potas, zink, hekur, kalcium, magnez, fosfor, manganese, lutein, zeaxanthin, karotine, criptoxanthin, acide yndyrore omega 3 dhe 6, dhe vetëm 17 gram karbohidrate.

Mendo pak rreth kësaj. Nëse hanë një filxhan të mbushur me kastravec të pa qëruar dhe të prerë në rrathë, ju do të konsumoni vetëm tetë kalori. Nëse flet për ndonjë ushqim të mirë diete atëherë sigurisht ai është kastraveci! Kastraveci gjithashtu vepron si diarutik natyral për të ndihmuar dhe përmirësuar shëndetin e traktit urinar e gjithashtu ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshke. Një enzimë nga kastraveci ndihmon trupin tuaj të zbërthej proteinat në mënyrë që më lehtë të treten, dhe nëse flokët po të hollohen (dobësohen), do t’ia dije kastravecit duke ditur që silikoni dhe sulfuri që gjenden në kastravec ndihmojnë në stimulimin e rritjes së flokëve.

Kastraveci – Dobite Shendetesore

Gjithashtu, kastraveci nuk përmban kolesterine apo yndyra të ngopura të çfarëdo lloji, por i ofron trupit tuaj fibër të shëndetshme që është e dobishme për këdo që vuan nga kapslleku. Përveç fibrës, vetëm lëkura e kastravecit është e përbërë nga shumë minerale te ndryshme duke përfshirë këtu edhe magnezin, silica, molzbdenum dhe potas. Kastraveci gjithashtu përmban sasi të mirë vitamina K, e cila ndihmon në forcimin e masës së eshtrave. E për ju që kërkoni të keni një pamje më rinore dhe shkëlqyese, kastraveci ofron përbërës antioksidues me dobi kundër plakjes.

Ky post ka 2 pjesë, për dobi tjera që kastraveci ofron shëndetit tuaj do të arrini të lexoni pjesën e dytë në nesër.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

3 KOMENTET

  1. kastravecin po ta konsumosh me lkur po qe esht e vertet .imir dhe efikas, ashtu sic thot adminnnnnnnn /////them dhe un ekam provu gjithmon ekam ngren ashtu dhe esht i mir.

  2. po eshte e vertete gjithcka cfare thuhet ne kete faqe per kastravecin . ai eshte nje perim shume i shendeteshem dhe me vitamina.une e perdore shume sidomos kur jam me diete. PERDORENI!PERDORENI! SEPSE ESHTE SHUME I MIRE

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.