Këpurdha Magjike Për Depresion

0
2821

A është e vërtetë që hallucinogjeni në këpurdha magjike mund të lehtësoj depresion? Sa është e sigurt? Si merret ky trajtim?

kepurdhat magjike
Kepurdha Magjike

Komponenti aktiv në këpurdhat magjike është psilosibin. Disa studime kanë shikuar këtë përbërës për trajtimin e depresionit. Më i fundit, i publikuar në tetor 2017, është bërë nga Imperial College London, ku studiuesit dhanë psilocybin në 20 pacientëve, depresioni i të cilëve nuk iu ishte përgjigjur trajtimeve të tjera. Nga ata që u trajtuan, 19 përfunduan studimin dhe rreth gjysma e tyre treguan përmirësime të rëndësishme deri në pesë javë më pas.

“Disa nga pacientët tanë e përshkruan këtë se ndjeheshin të “risetuar” pas trajtimit dhe shpesh përdorën analogji kompjuterike,” raporton drejtuesi i studimit Robin Carhart-Harris, duke shtuar se një pacient tha se ndihej sikur truri i tij ishte “defragmentuar” si një hard disk kompjuteri, ndërsa një tjetër tha se ndihej “rebooted”. Studiuesit sugjeruan se psilosibin mund të ndihmojë në rivendosjen dhe normalizimin e aktivitetit të qarqeve kryesore të trurit të njohur që kanë rol në depresion. Ata i dhanë 19 pjesëmarrësve dy doza psilocybin (10 mg dhe 25 mg), doza e dytë u jepej një javë pas së parës. Pjesëmarrësit gjithashtu iu nënshtruan skanimit të trurit para trajtimit dhe pastaj përsëri një ditë pas dozës së lartë të psilocybin.


Pavarësisht gjetjeve premtuese, studiuesit paralajmëruan pacientët me depresion që të mos përpiqen të vetë-medikojnë me këpurdha magjike, duke vënë në dukje se ata që ishin në studim kishin rezervë terapeutike në rast se çdo gjë shkoi keq

Studiuesit nga 
Imperial College London

Përderisa këto rezultate janë inkurajuese, studimi ishte i vogël pa një grup kontrolli për krahasim. Në studimet e ardhshme, ekipi ka në plan të testojë këtë ilaç kundër një antidepresanti kryesor. Pavarësisht gjetjeve premtuese, studiuesit paralajmëruan pacientët me depresion që të mos përpiqen të vetëmedikohen me këpurdha magjike, duke vënë në dukje se ata që ishin në studim kishin backup terapeutike në rast se çdo gjë shkoi keq. Hulumtimet në Shtetet e Bashkuara, raportuan në vitin 2016, treguan se një dozë e vetme psilocybin lehtësoi depresionin dhe ankthin e lidhur me kancerin në shumicën e pacientëve që merrën pjesë. Këtu efektet u raportuan të zgjasin të paktën gjashtë muaj. Rreth 30 deri 40 përqind e pacientëve të kancerit vuajnë nga një kombinim i depresionit dhe ankthit.

Një nga studimet në Johns Hopkins përfshiu 51 pacientë, ndërsa tjetra, me 29 pacientë, u zhvillua në Qendrën Mjekësore Langone të Universitetit të Nju Jorkut. Hulumtuesit e Hopkins raportojnë se 6 muaj pas trajtimit rreth 80 për qind të pjesëmarrësve ishin më pak në depresion ose në ankth se sa ishin në fillim dhe se 60 për qind ishin gati të rikthyer në bazën normale emocionale. Shumica ishin diagnostikuar me kancere kërcënuese për jetën që iu kishte përsëritur ose përhapur.

Në NYU, një ditë pas trajtimit, 80 për qind e pacientëve që morën psilocybin nuk ishin më klinikisht të shqetësuar ose në depresion krahasuar me 30 për qind të atyre të cilëve iu dha placebo.

Të gjithë pjesëmarrësit e NYU u caktuan në një nga dy grupet, njëra prej të cilave mori psilocybin ndërsa tjetra mori një placebo. As pacientët e as kërkuesit nuk e dinin se kujt iu dha ajo deri në fund. Shtatë javë më vonë në NYU dhe 5 javë më vonë në Hopkins, pacientët që kishin marrë placebo morën psilocybin dhe anasjelltas.

Në të dy studimet, ilaçi u administruan në spital dhe dy anëtarë të stafit mbetën me pacientët për një kohe pre 8-orësh të “udhëtimeve” të tyre. Studiuesit treguan se sa më intensive përvojat e pacientëve ndaj ilaçit, aq më shumë tregonin ulje në depresion dhe ankthin e tyre. Asnjë prej tyre nuk pësoi pasoja të rënda, edhe pse disa raportuan dhimbje koke, përzierje, vjellje dhe ankth dhe kishin rritje të përkohshme të presionit të gjakut, përderisa ishin në ndikim të psilocybin.

Fakti që droga ka funksionur kaq shpejt për aq shumë pjesëmarrës ishte një lajm shumë i mirë, pasi që shumica e ilaçeve antidepresante zgjasin disa javë apo muaj për të funksionuar – kjo nëse funksionojnë – e që mudnen edhe të mos funksionojnë ndaj çrregullimeve të disponimit të lidhura me kancer. Rezultatet e të dy studimeve konsiderohen preliminare në pritje të atyre më të mëdha të nevojshme për të konfirmuar gjetjet. Edhe këtu, studiuesit paralajmëruan kundër vetë-trajtimit me kërpudha magjike ose ilaçe të tjera psikike, duke vënë në dukje se rezultatet e qëndrueshme afatgjata të dy studimeve mund të kenë qenë pjesërisht për shkak të mbështetjes së gjerë që morën pjesëmarrësit nga stafi studiues.

Andrew Weil, M.D.

Burimet:
Robin L Carhart-Harris et al, “Psilocybin for treatment-resistant depression: fMRI-measured brain mechanisms.” Scientific Reports, October 13, 2017, DOI: 10.1038/s41598-017-13282-7

Stephen Ross et al, “Rapid and sustained symptom reduction following psilocybin treatment for anxiety and depression in patients with life-threatening cancer: a randomized controlled trial.” Journal of Psychopharmacology, December 2016, doi: 10.1177/0269881116675512

Roland R. Griffiths et al, “Psilocybin produces substantial and sustained decreases in depression and anxiety in patients with life-threatening cancer: A randomized double-blind trial.” Journal of Psychopharmacology, December 2016, doi: 10.1177/0269881116675513 template-parts/molecules/promo-blurb.twig

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.