Si të Flini për 2 minuta Kurdo dhe Kudo me këtë Trik të Testuar nga Ushtria Amerikane

0
2088
bini_ne_gjume
Bini ne gjume

A ka më keq se të shkoni për të fjetur, shtriheni në shtrat e rrotulloheni kotë  duke u përpjekur të bini në gjumë dhe krejtësisht i paaftë për ta arritur këtë? Po, ka: të shtriheni në tok të fortë natën vonë, gjersa shpërthimet dërmojnë tokën e plumbat fluturojnë përreth, duke u përpjekur me dëshpërim të bini në gjumë dhe duke qenë krejtësisht të paaftë për ta bërë këtë. Kjo është situata për shumë ushtarë në detyrë aktive. Këtu kemi një metodë të frymëzuar nga ushtria që ju vë në gjumë pa marrë parasysh rrethanat tuaja.

Historia e këtij triku që ju vë në gjumë për 2 minuta

Ky trik fillimisht u shfaq në librin e Lloyd “Bud” Winter të “Relax and Win” ose të paktën në botimin e botuar në vitin 1981. Winter është i njohur si një nga më të mirët në histori si trajner sprinti (ai vdiq një ditë para se të futej në National Track and Field Hall of Fame), por në këtë libër ai nuk mbulon vetëm karrierën e tij në atletikë, por edhe punën e tij me ushtrinë amerikane.

Historia, siç transmetohet në The Art of Manliness, është diçka kështu. Në ditët e para të Luftës së Dytë Botërore, marina kishte vërejtur një trend shqetësues. Ata po humbnin numër shqetësues të pilotëve dhe avionëve dhe armiku i fshehtë ishe përbrenda: mungesa gjumit. Të lodhur dhe stërngarkuar, pilotët po merrnin vendime të rrezikshme dhe bënin manovra të këqija. Për të ndihmuar, udhëheqësit sollën Winter-in, tashmë një një trajner i njohur në terren dhe ekspert në psikologjinë atletike. Ai iu qas problemit duke e ndarë gjumin në dy komponentë të ndryshëm: relaksim fizik dhe relaksim mendor. Të dyja, mendoj Winter, ishin të lehta për t’u mësuar dhe pas gjashtë javësh praktikë, rekrutët në shkollën para-fluturuese u mësuan të jenë në gjendje të bien në gjumë në më pak se 2 minuta në 96 për qind të kohës – edhe atëherë kur kishin pirë kafe ose rrethoheshin nga gjëmime topash dhe kërcitje të mitralozave.

Si të Flini për Dy Minuta

Pra, cili është triku? Ky trik përfshin dy faza që të dyja janë tmerrësisht të lehta për tu bërë, edhe pse ndoshta mund të ju nevojitet të praktikoni para se të mund të mbështeteni në këtë trik. Faza e parë është relaksimi fizik dhe testuesit origjinal e provuan atë duke u ulur në një karrige (ideja ishte se nëse mund ta bësh i ulur në një karrige, mund ta bësh i shtrirë në një krevat). Së pari, uleni drejt në një karrige me këmbët rrafsh në tokë, pastaj mbyllni sytë dhe lironi kokën tuaj të bie kështu që mjekra mbështetet në gjoks. Tjetra, bëni frymëmarrje të ngadaltë dhe të rregullt. Relakso muskujt në fytyrën tuaj: liro mërrolën, liro gjuhën dhe buzët tuaja, liro edhe nofullën. Vazhdoni kështu duke kaluar në pjesët e poshtme të trupit tuaj. Liro shpatullat, liro edhe krihet tuaj dhe vazhdoni e mbani frymëmarrjen tuaj të ngadalshme dhe të rregullt. Ndjeni trupin tuaj duke u bërë peshë e vdekur në karrige gjersa ju kaloni relaksimin tek kofshët, pulpat e këmbëve dhe vetë këmbët tuaja. Tani përqendrohuni vetëm në frymëmarrje, mirë dhe i ngadalë. Ah, tani ndiheni shumë më mirë.

Më pas vjen relaksimi mendor. Kjo mund të duket paksa më e vështirë – e përpiquni që të mos jeni të stresuar? Megjithatë, ka një mënyrë për ta bërë këtë. Për vetë Winter-in, çelësi ishte të imagjinonte veten në një situatë tepër të relaksuar. Ai kishte tri sugjerime specifike për ta sjellë trurin në një lumturi qetësuese.

Në të parën, imagjino vetën i shtrirë në fund të një barke në një ditë të ngrohtë pranverore duke shikuar drejt lart qiellin e kaltër, duke parë retë si lundrojnë dhe duke ndier erën që frynë butësisht.

Në ushtrimin e dytë, të gjitha dritat fiken (terrohet). Tani, po shtriheni rehatshëm në një hamak (shtrat i thurur dhe i varur ne drunj apo shtylla) të bërë prej kadifeje të zezë. Ju jeni në një dhomë të errët skëterrë dhe – pse jo – edhe muret e dhomës janë po ashtu të veshura me kadife. Kudo që shikoni është krejtësisht terr. Ndjeni se si qetësohet mendja.

Ushtrimi i fundit është më shumë një mantra [(origjnale nga Hinduismi and Budismi) një fjalë apo zë që përsëritet për të ndihmuar koncentrimin gjatë meditimit]. Kur gjithçka tjetër dështon, thjesht shtrihuni dhe përsërisni shprehjen e mëposhtme në mendjen tuaj: “Mos mendo, mos mendo, mos mendo”. Uhh … çfarë ishim duke bërë? Oh ne rregull. 

Burimi:
https://curiosity.com

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.