Caji i Gjelbert – 9 Te Mirat Shendetsore

91
4558

Caji i gjelbert – të mirat shëndetsore dhe efektet e tij janë zbuluar 4000 vite me parë dhe qysh atëher konsiderohet si pije e mrekullueshme!

Çaji i gjelbërt vepron si agjent antiviral. Përmban fluror, në mineral që ndihmon në parandalimin e kaviteteve dhe forcon enamelin e dhëmbëve. Një gotë çaj i gjelbër në ditë ndihmon në zvoglimin e formimit të pllakave dhe infeksioneve bakteriale në goje. Vepron si anti-inflamator, përveç tjerash mirëmban një metabolizëm dhe sistemin çarkullues të shëndetshëm dhe aktivë. Kjo vërteton se kjo pije është njëmend në mrekulli në një filxhan!

Trupi juaj përgjigjet ndaj efekteve negative të radikalëve të lire duke shfrytëzuar molekulat antioksidues mbrojtëse që janë prezent në sistemin tone në mënyrë që të detoksifikoj këto efekte të dëmshme.

Kjo është arsyeja pse ju inkurajoheni nga profesionistët shëndetësorë që të rrisni nivelin e antioksiduesve në trupin tuaj.

Fatmirësisht, kjo arrihet lehtë thjeshtë duke shtuar në dietën tuaj ushqime me vlera ushqyese sikur fruta dhe perime që natyrisht janë të pasura me antioksidues.

Nivelet antioksiduesve në çaj të gjelbër janë 100 herë më efektive se sa Vitamin C dhe 25 herë me të mira se vitamin E në mbrojtje të sistemin imunitar tonë. Edhe një arsye tjetër që të pish disa gota për çdo ditë.

Përbërësit e çajit të gjelbër janë përgjegjës për të mirat e tij shëndetësore. Ato thirren kateqins (catechins)!

Kateqins konsiderohen më të efektshmet nga të gjithë antioksiduesit tjerë dhe sasitë ashtu edhe efektet janë shumë më të larta çaj të gjelbër në krahasim me çajin e zi. Fatki që çaj i gjelbër ndërhyn në më pakë ndryshime nga fleta e freskët do të thotë se përmban sasinë më të madhe të kateqinës të paprekur.

Popullsia Aziatike po i përjetojnë efektet dhe të mirat e mrekullushme të tij. Statistikat tregojnë se Aziatikët kanë përqindje me të ulët të sëmurjes përshkakë të mënyrës të shëndosh të jetuarit.

Njëra nga të mirat shëndetsore të çajit të gjelbër është potenciali i tij të veproj si agjent mbrojtës kundër vdekjse së hershme nga sëmundja e zemrës dhe kanceri.

Pirja e çajit të gjelbër thuhet të zvogloj nivelet e kolesterolit total dhe kolesterolit-LDL, kështu duke zvogluar grumbullimin e pllakëzave të gjakut dhe duke ndihmuar që shtypje e gjakut të jet në rregull.

caji i gjelber
Caji i Gjelber

Caji i Gjelber – Të mirat tjera shëndetësore:

  • lufton kancerin
  • ndihmon në stabilizimin e diabetit
  • parandalon sëmundjet kardiovaskulare
  • të mbanë lëkurën tuaj pa akne, duke e bë më të bukur dhe më të shëndetshme
  • ndihmon në humbje të peshës
  • ngadalëson procesin e plakjes
  • ndihmon tretjen
  • inkurajon rregullimin e jashtëqitjes
  • ofron efekte mesatare stimuluese pa shkaktuar net pa gjumë apo nervozizëm veçanërisht gjatë shtatzënisë.

Ju mund të bëni shumë gjëra me këtë pije mrekullibërëse. Ndoshta nuk e keni ditur që të mirat shëndetësore të çajit të gjelbër nuk kufizohen vetëm me pirjen e tij por ju gjithashtu mund të mjekon i me të? Çka bën tjetër? Ju gjithashtu mund të përgatisni gatojca me çaj të gjelbër e gjithashtu të përdorni të mbeturat e çajit të gjelbër për të ujitur bimët (lulet). 

Këto të mira të fuqishme nuk mund të krahasohen me ndonjë substancë tjetër në botë pa asnjë efekt anësorë.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

91 KOMENTET

  1. Pershendetje
    Un ket caj e kam pir 5 jave nga 2 gota ne dit, hecja 2 here ne dit nga 30 minuta,mengjesin dhe dreken e haja vec darken joo dhe humba 9 kg per 5 jave
    Tani planifikoj shtatzani a mund ta pii sepse kam degjuar se ben problem per te ngelur shtatzen..

  2. përshendetje jam nje vajz 15 veqare dhe po du me dit nese e perdori qajin e gjelbert per mu dopsu a ka efekte ansore tjera

    • Enisi, po mund ta perdoresh por te sugjeroj te vizitosh mjekun per kete para se te perdoresh cajin e gjelber e sidomos nese je ka perdor ndonje bar per kete problem. Uthulla e molles eshte gjithashtu nje tjeter produkt qe mund ta perdoresh per ta stabilizuar tensionin e gjakut. Shendet dhe suksese.

  3. une jam besa….
    Qajin e Gjelbert e pi 2-3 gota ne ditje..po une perdori dhe Barna pershkak se kom problem me shendet…
    kam tensionin e lart,kom tummor ,kolisterinen ne gjak..
    Sa eshte qaji i gjelbert negativ nese perdori dhe barna apo nuk ka kurfar ane negative..
    .Ju pres pergjigjien e juar FLM Besa

    • Besa, caji i gjelber mendohet se ndikon tek ne uljen e efektit tek barnat per hollimin e gjakut si aspirina, por ne nje studim qe kam lexuar ata qe pin vetem gjysme gote caj te gjelbër ne dite kanë 40% gjasa me pak te zhvillojnë shtypje te lart te gjakut, kurse ata qe pine me shume se gjysme gote/filxhan përqindja e uljse se rrezikut per te zhvilluar shtypje te larte te gjakut rritet deri në 60% e më shumë. Kështu që vazhdo pij aq sa je duke pire dhe percjelle gjendjen tuaj kohë pas kohe. Shëndet dhe çdo të mirë.

  4. Pershendetje. me duhet te keshillohem me ju nese keni mundesin te me pergjigjeni. para 4 muajsh kam lindur nje vajze gjate shtatzanise kam fituar 23 kg qe kjo sipas mendimit tim eshte e tepert per nje shtatezene . dhe prej se kam lindur shume pak kam haumbur nga ato jam 1.70 cm e gjate dhe tash kam 85 kg me eshte bere monontone kjo dukja ime kam provuar me vrapim por kot.. pres keshille nga ju Faleminderit per mirkuptimin.

    • Elina, gjate shtatzanis dmth brenda 9 muajve ke fitu 23 kilogram, 10 prej tyre jane normale qe dmth ti ke fitu nja 13 kg me teper gjate 9 muajve… kurse tash per nje periudh te shkurt po do te largosh at pesh qe ke fitu. Duhesh pak durim, ushqehu mire dmth me ushqime te shendetshme me sa me shume pem e perime e me pak ushqime te zakonshme si buka e bardhe, mos provo ndonje diet sepse ndoshta e ke femijen ne gji dhe kjo nuk rekomandohet, dhe prap fillo merru me vrapim ashtu si me pare. Por, prap mos prit te largosh peshen brenda nje periudhe te shkurt, ke durim dhe me koh kjo pesh ashtu sikur eshte fituar edhe largohet. Shendet dhe çdo të mirë.

  5. xshendetje adm,kam degjuar qe ky caj Jeshil ( gjelber ) eshte shum kurues x shum semundje,gjithashtu stabilizon metabolizmin e trupit,por gjithashtu kam degjuar qe ndihmon ne zgjatjen e kockave,jam 17 vjece dhe kerkoj qe te zgjatem,kam degjuar qe caji jeshil,mund te me ndihmoje,eshte e vertet ? ju flm

    • Isa, kam lexuar edhe per nje studim ku eshte pare se nje perberes qe gjendet ne caj jeshil jane treguar se ndihmojn si ne zhvillim (densitet) ashtu edhe ne rritje te eshtrave. Studime tjera te metutjeshme nuk di se jane bere, por duke marr parasysh shume dobit tjera shendetesore qe vijne nga ky caj mrekulliberes ateher ndoshta edhe ndihmon ne zgjatje. tash nuk do te thote se duhe ta teprosh duke pire shume, nja 3 deri 4 gota ne dite duhet te mjaftojne. Shendet dhe cdo te mire.

  6. a muj me perdor qajn e gjelbert se jam operu prej cistes mbi veshkore qe nje vit,,,keshtu qe kam ecur krejt pak derisa jam sheruar mire ,,,,kam fillu te mirrem me aktivitete fizike ngapak,,,terapi veq kur jam operu e kam perdor tash nuk perdori terapi,,,kam shtu pak kilogram sepse skam guxuar te eci mba operimit e duke ngren edhe pa aktivitete ja trashur pak mundet dikush te me kshiilloj diqka

    • Vlora, pasi qe nuk guxon te merresh me aktivitet fizik ateher te sugjeroj te kujdesesh ne ushqimet qe han, pra ha me shpesh po me pak gjat gjith dites dhe shumicen e ushqimeve zevendesoj me pem e perime. Pi uje me shume se tash edhe kemi nxeht e na duhen se paku 2 litra uje ne dite… e po munde ec e leviz sado qe mundesh. Shendet dhe cdo te mire.

  7. Desha ta dij se cilat jane efektet ansore te cajit te gjelbert?
    Kam ndegjuar se shkakton sterilitet, sa eshte e vertet?

    • Nuk ka studime te bollshme qe e deshmojne se ka efekt negativ dhe qe shkakton sterilitet, kam lexu disa raporte te tilla ama ne te kunderten ka me shume raporte tjera qe tregojne se caji e ndihmon aftesin per te mbetur shtatzene. Sidoqofte, nje apo dy gota ne dite nuk jane shume dhe prap se prap i merr te gjitha dobit shendetesore te ketij caji te mrekullueshem.

    • ekrem, shum shpejt e kishe verejt po qe se pervec cajit jeshil gjithashtu ushqehesh edhe me ushqime te shendetshme si pemet dhe perimet. Kohe specifike nuk mund te themi sepse kjo varet nga njeri ne tjetrin dhe nga faktor tjer si ushqimi dhe aktiviteti fizik. Shendet dhe cdo te mire.

  8. pershendet deshir roje te da amutede me pi qeta qai edhe grata shtazana dhe a osht idemshem per beba nese ka mudesi me tregu ok kalon sa ma mire

  9. pershendetje deshta tu a baj nje putje jam 16 vjeqar dhe kam akne ne fytyra a mund te ndihmoj ky qaj ne heqjen e akneve dhe yndyres se teper nga fytyra ju pershendes .

    • Fatjon, se sa ndihmon nuk mund ta dijm pa e provu, por caji i gjelber ka dobi shume te mira shendetesore qe ne nje menyre apo tjeter ndihmon edhe ne pastrimin e fytyres sepse largon helmet e trupit nga brenda jasht. Shendet dhe cdo te mire.

  10. Une e kam Tiroiden dhe perdori Tabletta per tiroiden Po kam problem me Peshe a mundem me caj te gelber te humbi peshe ?

    • Lara, përveç çajit që mund ta pish (2-3 në ditë) ti duhesh te humbesh pesh ngadal duuke u kujdesur në të ushqyer…shëndet dhe çdo të mirë.

  11. deshi roi te di aka nonje te veqat se une kam pare shum lloi te qait te gjelbert po deshta te jme ma isigurt se cili osht iverteti edhe nese bon nje foto te qait te gjelbert me pa

    • O Goni, ka emra (brende) te ndryshe por caji i gjelber eshte nje, perderi sa thot qe esthe cja i gjelber duhet te jet ashtu, por mire e ke se kualiteti i disave nuk eshte i njejt. Une per vete e perdor (Lipton Clear Green Tea).. shendet.

  12. Prsh jam 17 vjet dhe pi shum qaj te gjelber 700 gr ne dit une e pergatis dhe e le qe te ftohet pastaj gjith diten pi Qajin qe e perdori. Nuk eshte me filtr por eshte gjethe e terur desha te di nese ka donje efekt ansor tung

    • Cani, nese ndihesh mire dhe nese nuk je duke perdor ndonje medikament per ndonje gjendje mjekesore tjeter ateher nuk ndoshta nuk ka efekte anesore, sidoqofte prap me duket se je duke pire shume, mjaftojen 4-5 gota ne dite. Shendet dhe cdo te mire.

  13. per qet qaj kan than se asht i demshum per femrat kisha pas qef me perdor ama ma mir me dit prej juve qe e kini perdor a esht i demshem apo jo???

  14. pershendet deshiroite di a duhet pir i ngroht apo iftoft edhe aosht koha ekufizzuar per te pir gjat ditese

    • Noti, e pin ne at nxehtesi sa e pin nje caj normal, e vlon ujin ia hedh dhe e len se paku te pushoj nja 3 minuta e me pas po deshe i shton limon dhe mjalt, po nuk deshe e pin ashtu pa asgje me vetem pak sheqer. Mos pi me shume se 3 deri 4 filxhan ne dite dhe nese nuk ndihesh mier shkurtoje ne 2 filxhan ne dite. Shendet dhe cdo te mire.

  15. pshn!Shume i mire informacioni, por dua te di se nga cfare bime ose bimesh perbehet ky caj?Dhe a duhet te jete nga gjethe te njoma apo te thata?
    A e bejne efektin e pershkruar me siper,
    cajrat e paketuar me kete emer?faleminderit!

    • Era, çaji jeshil (çaji i gjelbër) bëhet nga fletët e pafermentuara të bimës së ashtuquajtur Camellia sinensis, dhe po në shumë studime është parë që kanë këto dobi shëndetësore që janë përshkruar këtu në https://sherohu.com

  16. faleminderit shum edhe pse sod ja nissa me pi amo po kam kokdhimbje shum nuk eki mos ka ndonje efekt te keq apo jo ame ndimon nes e epi qajin e gjelber edhee me mbajt dijet edhe ushtrimee a bon faleminderit per pergjigjee tung.

    • bon te mbash diet por te thash nese e veren se ke ndonje simptom qe nuk e ke pas me pare ateher te sugjeroj ta zvogelosh sasin, bej edhe ushtrime por gjithashtu ushqehu mire sepse kur ushtron hargjon keshtu qe edhe ke nevoj per ushqim te mire.

  17. tung deshta me pyt per qajin e gjelbërt un ekom ble qet qaj po shkrun ZELENI CAJ dashta me dit a esht qeky qaj i gjelbert edhee a ndikon per dopsim se kam perdor dijeta te ndryshme amo po du m e dit aka efekt ky qaj edhe sa duhet me perdor per dopsim ju lutem ni pergjigjëj ma ktheni faleminderit.

    • Blerta, po ky është çaj i gjelbër. Mos e pi më shumë se 3 apo 4 herë në ditë dhe nëse e vëren se po ndihesh ndryshe atëherë pije edhe më pakë. Mos prit mrekulli sepse nuk do të thotë që do të humbësh nja 10 kilogram brenda muajit, çaji i gjelbër nuk ka aftësi të tilla ai thjesht ndihmon në largim të peshës së tepërt në një periudhë më të gjatë por gjithashtu duhet edhe të kujdesesh në ushqime, të zëvendësosh ushqimet e zakonshme me më shumë fruta dhe perime e të merresh me ndonjë aktivitet fizik.

  18. Erina :

    Erina vaji i fares se zeze gjindet ne librarit islame , po edhe shum vende po mbajn edhe neper barnatore , vetum e kerkon VAJ I FARES SE ZEZ nga Arabia ata e dijn se qfare esht , Vaselina gjindet ne qdo barnatore, vaseline per perdorimine ftyres ose te buzeve nuk e merr, po e merr Vaselin pa arom , vaselin orgjinale ,

  19. leni cajat e kapni gjimnastiken 3 her ne jav e shini se si dobsohi… 20min , vec mos be gjimnastik e drejt te frigoriferi ahahhahahahaha

  20. Me falni te ajo pomada per hemoroide desha te pyes per faren e zeze a eshte fjala per farat e lulediellit apo dhe ajo vazelin ku mund te gjendet …?

  21. Krem për sherimin e hemoroideve:

    10 ml Green Tea: Powder ose zavënsim qaj:
    Green Tea – d.m.th qaj i gjelbert :
    10 ml Black Seed oil: Vaj i fares se zez:
    30 ml mjalt dietale:
    2 capsula Omega 3 vetum vajin:
    30 ml VASELIN ORIGJINALE:

    Të gjitha i përzien deri sa të merr formen pomada natyrale :

    Përdorimi: 2×1 Mëngjesë dhe në mbrëmje:
    Me kët krem përmendet se në shum raste te pacientave ‘ Hemoroidet jan shëruar dhe jan humbur kur nuk kanë vërejtur shenja Hemoroidale:

    P,sh ‘ SELAM ALEJKUM

  22. pershndetje doktor nese ben nje pytje a mundet me te ndihmue caji i gjelbert ne qbllokimim e venave te ngushsta a po ngushtim venash flm esjte fjala per artire te zemres

    • ilir, caji i gjelber ka nje mori dobish shendetesore per zemren e njera nga ato qe eshte pare ne studime eshte parandalimi i akumulimit te yndryrave ne arterie zgjerimin e eneve te gjakut. Por kjo nuk do te thote se duhet e pish caj te gjelber posht e larte, 3 deri ne 4 gota ne dite mjaftojne. Ka disa njerez qe paraqesin efekte anesore kur pijne cajin e gjelber keshtu qe nese ke ndonje efekt negativ, ndalo mos e pij dhe keshillov me mjekun. Shendet dhe cdo te mire.

  23. pershendetje , a mund te di per sa koh ndikon ne dobsim nese perdori vetem nje got ne dit edhe shijen a e ka te mir ju lutem me pergjigjuni sa me shpejt qe te mundeni …

    • Caji ndihmon jo vetem ne humbje te peshes po gjithashtu edhe ne mirmbajtje qe dmth te ndihmon te mos shtosh pesh. Nuk te preferoj te pish me shume se 2 deri 4 gota caj ne dite. Shendet dhe cdo te mire.

  24. po ky qaji lipiton a ka efekt per dobsim edhe a o demshe se um kam lexuar ne nej gazet se me pi ki qaj duhet vetem grat e martuar e jo vajzat e reja

    • Arta, cajin jeshil mund ta pijn edhe vajzat e pamartuara. Lipton eshte vetem emri i cajit apo me then ndryshe emri i prodhuesit te cajit jeshil ose ndonje caji tjeter sepse Lipton ka disa lloje te cajeve.

  25. po po ashtu esht p,g,tea dhe shkrimi me posht nuke shkrova sepse thash qe ti e din me fal per gabimin tim.po doe perdori dhe un si ti me mjalt dhe limon ne qoft se ma rekomando ti vec ne djet .sepse aty thuhet nuk duhet te embel e mjati ndoshta e embelzon apo jo admin.si te me thuash ti do bej ok po pres ty bajjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj

    • Sheqerin qe ka mjalti eshte i pakt dhe eshte sheqer i mire natyral. Keshtu qe prap po te them pije ashtu si ty te pelqen, me mjalt e limon apo me qumesht.

  26. admin e gjeta dhe lexova tek ti e mesova faleminderit shum por caji im esht jo sic i kishe then komentuses tjeter por P.G.nryshe thuhet pienxhi.tani dua pergjigjen tende po pres

    • Mira, caji jeshil eshte i njejti pa marr parasysh brendin (emrin). Disa quhen Lipton Green Tea, disa kan emra tjere, e ndoshta ky P.G eshte emri i brendit te cajit jeshil. Un nuk paskam degjuar per kete lloj caji P.G.

  27. admin faliminderit shum jo foshnja me gjum nuk po ka probleme shum faliminderit per pergjigje e kuptova tash

  28. flm shum po andikon najsen per fmin keq qe pi ket qaj se ne gji ekom edhe asht boll tri gota ne dit mi pi flm shum

    • Tri gota çaj jeshil në ditë ndoshta janë shumë ngase çaji jeshil ka edhe kafein dhe këtë nuk mund ta tret edhe aq lehtë organizmi i foshnjës që e ushqen me gji. Prandaj pi një ose dy gotë dhe nëse e vëren se foshnja po ka probleme me gjumë atëherë shmange të tërën, gjithashtu edhe kafeja e ka të njëjtin efekt kështu që shmange nëse foshnja ka probleme me gjumë. Shëndet për ju dhe foshnjën.

  29. aban me pi per dobsim qaji i gjelber me limon sa gota ne dit me i pi dhe elkam femin ne gji a ndikon keq per femin flm

  30. Dobësim i shpejt për vetum 10 ditë:

    Gjysë gote ujë të vokët , nji lug gjelle mialt , nji lug kafeje vaj fares se zesë , e përzien e pinë 2×1 në stomak bosh ,

    Dietë: Ushqimë me lugë dhe të ziera p,sh Supa , Qorpa , Krompira te zier , mish te zier , shpageta , makarona , salllata me vaj ulliri , sa ma pak te perdoret buka , brumi kursesi mos te perdoret , pas 10 minutash e perdore qaj te gjelbert pa sheqer , d,m,th 2×1 e perdore qajin e gjelbert :

    nese e konsumoni kafen ‘ perdoreni 2×1 kafe turke vetum , sheqer sa ma pak p,sh 1lug sheqer te vogel , qokollada per diet ose keks per diete ,

    Dobesim shumte shpejt dhe efikas , krejt NATURAL;

    Ju pershendes shum te gjitheve nga Blerim Ademi

  31. deshta te ju pyes se sa gota qaj te gjelbert duhet pire
    ne dite ne menyre qe te ndikoj per dobesim ju pershendes dhe ju lutem te me pergjigjeni

  32. tung ket qajin e gjelbert kam fillu ta pij qe 5dite, dhe sa her qe po epi po kam maramendje , adin dikush te me tregoi aeshet normale kjo apo diqka vet, pres pergjigjjen tuaj ju falemnderit

    • drita, kam dëgjuar dhe lexuar për raste të tilla dhe disa thonë se është reaksion i trupit sepse po bënë largimin e helmeve (detoksifikimin) dhe kjo thonë se zgjat varësishtë sa ke helm në trup. Kjo është një teori pa dëshmi shkencore. Nëse ajo ndjenjë nuk largohet atëherë lëje mos e pi çajine gjelbër. Të përshëndes.

  33. faminderit shum per pergjigjje tash e kuptova qe nuk duhet ta pi kete qaj edhe pse kisha pas shume deshire?! ju pershendes

  34. admine a ndikon ne alergji ky qaj sepse te un 2 gota si i kam pi ndikoj menjehere tash nuk po guxoj me pi te lutem me trego si te veproj.

    • ariana, nese je hipertensive ndaj kafeinese dhe taninit (caji i gjelber permban keto), ndoshta nuk duhet te pish caj te gjelber. Por nese reaksioni alergjik i juaji shkaktohet nga polleni, pluhuri, zbokthi dhe kemikale te ndryshme, atehere pirja e cajit te gjelber mund te ndihmoj. Nje studim qe eshte kryer ne Japini tregon se qaji i gjelber frenon prodhimin e kemikaleve te perfshiera ne reaksionin alergjik. Nese ke ndonje alergji kur pini qaj te gjelber atehere ke kujdes ose mos e pi fare. Te pershendes.

  35. pershendejt doktor deshta te pys per qet qajin e gjelbert kam ndi qe eshte i mir edhe per dopsim a munem me pi qdo dit nga nje got

    • Ariana, çaji i gjelbër bëhet nga vetëm nga fletët e një bime të quajtur camelia sinensis. Ka mundesi të ketë edhe aromatizues tjerë si Mint, Limon e të tjerë por kjo është vetëm shtesë dhe nuk prish punë. Kështu duket kjo bimë…. Çdo të mirë.

  36. caji jeshile me ka bere mire per floket,i kisha te djegura dhe te thata tani i kam shume mire,ia rekomandoj te gjitheve.

  37. faleminderit per informacionin ,une e kam blere po nuk ka ngjyre te gjelber si ne foton tuaj por ka ngjyre te verdhe,desha te di se a eshte i njejti caj.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.