Top 4 Vajra Për Lekure Të Thatë

0
2700

Para se të marrësh at locion për ti dhënë lagështinë e duhur lëkurës, konsidero këtë: Disa përbërës në këto locione në realitet mund t’ua bëjnë lëkurën më të tharë, duke ndërhyrë në barrierën e lëkurës tuaj që parandalon humbjen e lagështisë.

“Kremrat e lëkurës munden edhe të shtojnë shenjat e plakjes,” thotë David Pollock, prodhues i produkteve të bukurisë dhe autor i librit “Just Stop the Lies! Secrets the Beauty Industry Doesn’t Want you to Know (Boll më me gënjeshtra! Sekretet që Industria e Bukurisë nuk ka dëshirë që ju ti dini). Përzierësit, agjent lidhës që lejojnë vajrat dhe ujin të përzihet në locione dhe lagështues, lejnë një mbetje në lëkurë që pengon barrierën lipide të lëkurës, duke i mundësuar avullim më të shpejtë të ujit nga lëkura juaj. “Ju aplikoni lagështi që eventualisht avullohet shpejt” thotë ai. Kështu që ti vazhdon të përdorësh më shumë locion dhe kështu lëkura juaj sa vazhdon e bëhet më e thatë, dhe cikli thjesht vazhdon kështu.

Jo vetëm që kjo ju ekspozon juve para shumë kemikateve të patestuara dhe parregulluara që janë pjesë e një locioni, por kjo edhe po ju kushton para nga xhepi juaj. Ku është ilaçi? Mos shiko më largë se sa në kabinetin e kuzhinës tuaj sepse disa i ke aty. Disa nga të njëjtit vajra që përdor për gatim janë nga lagështuesit e lëkurës më të mirë dhe ju kushtojnë vetëm pak – janë shumë më efektiv se sa locionet më të shtrenjta që mund të përdorni, thotë Deborah Niemann, autore e librit Ecothrifty: Cheaper, Greener Choices for Happier, Healthier Life. Ju mund të lexoni më shumë për këtë në blogun e saj The Thrifty Homesteader. Kjo është një nga mënyrat  më çudibërëse që ndoshta kurrë nuk ke dëgjuar më parë.

Por jo të gjitha vajrat e perimeve janë të mirë për lëkurë, paralajmëron ajo. Disa munden edhe të të thajnë lëkurën, gjersa disa tjera, si vaji canola, vaji misrit, dhe vajrat e perimeve, me gjithë gjasat janë nxjerr nga të korrura gjenetikisht të modifikuara që janë spërkatur me doza të mëdha të pesticideve. Që të mbash lëkurën tuaj të butë (dhe pa pesticide), më poshtë do gjeni dhe lexoni për Top 4 Vajra Per Lekure Te Thate që rekomandon Niemann:

1
2
3
4
Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.