Vera e Kuqe dhe Cokollata – Te Mira Per Zemren

0
2034

vera_dhe_cokollata
P
asi që shpesh dhe shumë herë keni dëgjuar për veren e kuqe dhe dobitë shëndetësore të saj, dhe nëse keni pyetur se cila vere e kuqe është e mirë dhe sa duhet pirë, atëherë vazhdo lexo se ky post jep përgjigjet.

Hulumtimet sugjerojnë se konsumi në mas mesatare e verës se kuqe, sikur Merlots, Cabernets apo Syrahs, mund të zvogëlojnë rrezikun ndaj sëmundjes së zemrës, por se si funksionon nuk është plotësisht e çartë. Pirja e verës së kuqe promovon HDL “kolesterinën e mirë” dhe ndihmon në parandalimin formimit te LDL apo “kolesterinës së keqe”.

Për të sqaruar këtë më mirë, nuk është alkooli në Verë që ofron dobitë shëndetësore por antioksiduesit që vera e kuqe përmban për shkak se bëhet nga rrushi. Disa prej antioksiduesve që gjinden në verën e kuqe, duke përfshirë këtu polifenolët, artrocianidinët dhe resveratrol, gjithashtu mund të gjinden në rrush dhe në lëngun e rrushit të kuq – përgjigje jo-alkoolike ndaj shumë dobive të verës së kuqe. Kështu që nëse nuk ju pëlqen vera e kuqe ju prap mund të arrini ti merrni të gjitha dobitë shëndetësore duke pirë lëng rrushi.

Sa i përket antioksiduesve, është resveratrol që ka demonstruar si antioksiduesi më i fuqishëm. Funksionon mirë me Vitaminën C duke përmirësuar dobitë e vitaminës dhe duke ofruar efekte kundër mpiksjes së gjakut (trashjes) dhe kështu duke parandaluar mpiksjen e gjakut në enët e gjakut. Gjithashtu ka dëshmuar të ketë efekte anti-kancer.

Nëse ju pëlqen vera e kuqe rekomandohet që grat të pinë një gotë prej 150ml në ditë, kurse meshkujt dy gota të tilla.

Mos harroni se stili i jetës së secilit duhet të përfshijë të ushqyer të shëndetshëm dhe aktivitet fizik. Që të dyja këto janë komponentë kyç që të kemi zemër të shëndetshme – një gotë nga vera e kuqe nuk ka zëvendësim.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.