Vitamina D dhe Kalciumi Pergjysmojne Rrezikun e Kancerit Te Lekures

3
2669
Vitamina D dhe Kalciumi
Vitamina D dhe Kalciumi
Vitamina D dhe Kalciumi

Një studim tjetër ka vërtetuar dobitë shëndetësore mahnitëse që vitamina d dhe kalciumi kanë, studim ky i cili tregon se këto dy suplement zvogëlojnë për 50% rrezikun e zhvillimit të kancerit të lekures tek gratë.

Vitamina D dhe Kalciumi

“Duket sikur ka dëshmi premtuese për vitaminen D dhe kalciumin për parandalimin e melanomes në grupet me rrezik të lartë,” ka thënë për gazetën USA Today Dr. Jean Tang prijës i hulumtuesve dhe asistent profesor i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë Të Universitetit të Stanford-it.

Hulumtuesit kanë thënë se gratë me rrezik të lartë të zhvillimit të kancerit janë ato të cilat kanë pasur forma tjera të kancerit jo të melanomës.

Përderisa vitamina D dhe kalciumi qysh moti janë të njohura si ndihmues në zhvillimin e eshtrave, hulumtuesit gjithashtu po zbulojnë se ato gjithashtu ndikojnë edhe në qeliza tjera. Për shembull, studimet e mëparshme kanë zbuluar se vitamina D dhe kalciumi mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut ndaj kanceri i gjirit, kanceri i zorres se trashe dhe kanceri i prostates.

Dr. Tang spekulon se qelizat kancerogjene mund të kenë qenë prezent në lëkurën e atyre grave të cilat kanë pasur kancer jo-melanoma por me marrjen e vitamines D dhe kalciumit… është zvogëluar rreziku i zhvillimit të tumorit.

Ajo thotë se të marrësh vetëm 400 IU (international units) vitamina D për çdo ditë mund të jetë masë parandaluese, edhe pse Instituti Amerikan I Mjekësisë tani për tani rekomandon 600 IU për çdo ditë.

Dhe përderisa ajo tha se nuk ishte e sigurt se cila – vitamina D apo kalciumi – ishin më të efektshëm, që të dyja dukeshin se funksionin shumë mirë në kombinim. Mund të jetë se kalciumi luan rolin e saj për shkak se është parë më parë se zvogëlon rritjet e tumoreve në pacient me kancer të zorrës.

Studimi i fundit thjeshtë ofron më shumë dëshmi për efektet pozitive të vitaminës D në shëndet.

Vitamina D – Nivelet e Ulëta

Një studim tjetër ka zbuluar se nivelet e ulëta të vitaminës D anojnë të lidhen me kanceret më agresive të gjirit si dhe me rrezik më të lartë të kësaj dukurie.

“Shumë mjekë të onkologjisë tanimë veç po përcjellin nivelet e vitamines D tek pacientët e tyre me kancer gjiri dhe po rekomandojnë suplement për nivele të ulëta,” thotë Dr. Laurie Kirsten, mjeke në Qendrën Mjekësore Beth Israel në Nju Jork. “Të lidhësh nivelet e vitamines D me agresivitet të ndonjë tipit të veçantë të kancerit të gjirit është një zbulim interesant.”

Vitamina D Kundër Depresionit, Osteoporozës, Trashjes dhe Diabetit

Përveç kancerit, vitamina D gjithashtu është zbuluar se ndihmon në kontrollim dhe parandalim të depresionit, osteoporozës dhe[wp-like-locker] bile mund të ketë efekt pozitiv ndaj trashjes dhe diabetit.

E sa për mungesën e vitamines D, edhe kjo vazhdimisht është bërë temë studimi. Një grup hulumtuesish në rritje e sipër kanë treguar se mangësia e këti suplementi mund të shpie drejt problemeve të ndryshme shëndetësore.

Nivelet e ulëta të vitamines D mund t’i prekin edhe të porsalindurit. Një studim Holandez ka zbuluar se nivelet e ulëta të vitaminës D tek të porsalindurit i bënë ata për gjashtë herë me më shumë gjasa të zhvillimit të RSV (Viriusi Sincital Trakit Të Frymëmarrjes), shkaktari primar i infeksionit serioz të mushkërive në muajt e parë të jetës së foshnjës.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Pitsburg-ut, studim i cili ka përcjell 200 pacient të racave (bardh dhe zi) të moshave nga 8 deri 18, Vitamina D, mungesa e saj, është gjithashtu e lidhur me trashjen tek fëmijët.

Një raport në rezultatet e këtij studimi tregon, ‘Rezultatet tregojnë lidhje të fortë në mesë të mungesës së Vitaminës D dhe indeksit të lartë të masës trupore, niveleve të larta të dhjamit, dhe nivele të ulëta të kolesterolit të mirë’.

A je i bindur se të Vitamina D të ndihmon të jesh më i shëndetshëm, duhet të jesh sepse dëshmitë po shtohen për ta vërtetuar këtë.[/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

3 KOMENTET

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.