Vitamina D-Per Zemer Te Shendosh

1
2672
Vitamina D

Vitamina D – Të shtosh sasinë vitamines D mund të përmirësosh shendetin kardiovaskular dhe që shtypja e gjakut të ulet. Ja pse.

Cka është Vitamina D?

Vitamina D është vitamina që në mënyrë të natyrshme gjendet në pak ushqime, dhe prodhohet atëherë kur rrezet ultravjollcë të diellit godasin lëkurën dhe kështu shkaktojnë sintezën e vitaminës D në trupin tonë. Vitamina D përmirëson absorbimin e kalciumit në dhe njëkohësisht mundëson mineralizimin normal të eshtrave. Në mungesë të vitaminës D, eshtrat mund të bëhet të holla, thyeshme dhe shtrembëruara.

Vitamina D – Kunder Anemise

Vitamina D është mbrojtës shumë i mirë kundër anemisë. Sa më i ulët niveli i vitaminës D aq më i ulët është hemoglobina e kështu aq më i lartë rreziku për anemi.

Vitamina D – Dobite Tjera Shëndetësore

Vitamina D ka edhe role tjera të dobishme. Secili ind në trupë, duke u përfshirë truri, zemra, muskujt dhe sistemi imunitetit, kanë receptorë për Vitaminën D, që do të thotë se ky ushqim (vitamina d) duhet të jetë në nivele të duhura që ato të funksionojnë si duhet. Ndoshta kemi diku rreth 200 procese të rëndësishme metabolike të ndryshme që përdorin vitaminën D si ko-faktor. Kështu pra Vitamina D nevojitet për modulimin e zhvillimit të qelizave, funksionimin e sistemit imunitetit dhe neuromuskular, dhe zvogëlimin e inflamacionit, dhe mungesa e saj mund të shpie në shtypje të lartë të gjakut, dështim kongjestiv të zemrës dhe ngurtësim dhe inflamacion të enëve të gjakut.

Mungesa e Vitamina D shton rezistencën ndaj insulinës e cila më pas rrit rrezikun ndaj diabetit. Vitamina D në mungesë ndikon në kontroll të glukozës një faktor tjetër në shendetin kardiovaskular.

Enet e gjakut janë të pështjelluara me një shtresë të qelizave endothelial-e të cilat kontrollojnë zgjerimin dhe tkurrjen dhe parandalojnë formimin e mpiksjes. Vitamina D forcon qelizat endothelial-e dhe muskujt që rrethojnë enet e gjakut. Gjithashtu zvogëlon nivelet e angiotensin-it, një hormon që shkakton shtypjen e gjakut të ngritët.

Vitamina D rrit cytokine-t anti-inflamator natyral të trupit tuaj (proteinë molekula që sinjalizojnë qelizat e që prodhohen nga sistemi nervor) e gjithashtu ndrërpesin kalcifikimin (gëlqerëzimin) vaskular

Studimet kanë zbuluar përqindja e njerëzve me sëmundje koronare dhe hipertension ishte më e lartë në popullatat që jetonin më larg ekuatorit. Mangësia e Vitamines D është e rrallë në vendet tropikale për shakë të dritës së fortë të diellit që njëkohësisht mundëson krijimin e vitaminës D në lëkurë.

Hulumtuesit gjithashtu thonë që përqindja e lartë e mangësisë së Vitaminës D mund të jetë pjesërisht si shkak i përdorimit të kremrave kundër diellit dhe kalimit të kohës brenda.

Vitamina D bllokohet gati 99% me përdorimin e kremrave me faktor mbrojtes SPF 15 e për ju më mirë do të ishte nëse për çdo ditë del në diell (rrezitesh) në periudha të shkurta po pa përdorim të kremrave mbrojtëse, se sa të kalosh 2 javë duke përdor kremra mbrojtëse të rrezitesh paksa dhe të mos fitosh vitamin D.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.