Viti i Ri – Si Të Festojmë dhe Mos te Shendoshemi

0
2307

Viti i Ri – Nuk mund të rrimë pa festuar por të paktën të mos shëndoshemi

Festat e shumëpritura të fundvitit. Muaji i ndriçuar i dhjetorit nuk na sjell vetëm festa dhe gëzime por edhe tavolina te  mbushura plot me ushqime te shëndetshme por edhe te pashëndetshme. Pyetja e secilit prej nesh është: Si ti rezistojmë kësaj tavoline? Askush prej nesh nuk e ka llogaritur sa “peshon” kjo tavoline ne vlere kalorie. Mesatarisht sasia e vlerave kalorie sillen nga 3000  deri 6000 kalori. Të përkthyera ndryshe këto kalori janë 3-4kg .

Ja disa rregulla për te mos u shëndoshur

Edhe pse është thuajse e pamundur duhet te vetstimulohemi te mos i kalojmë 5 vaktet e lejuara, mëngjes, mesvakti pare, dreka, mesvakti i dyte dhe darka. Duke respektuar kështu bilancin kalorik personal duke mbajtur njëkohësisht aktiv metabolizmin .  Po si mund te kalkulojmë nje feste pa shume kalori?? Dhe mbi te gjitha çfarë mund te hamë për te shijuar por për te mos shtuar ne peshe. Ja shembulli me poshtë:

Mëngjesi: 150ml Qumësht dhe panteone e thjeshte 30 gr
Dreka: 80gr oriz integral me fileto nga mishi i pulës se detit, sallate rukola
Mesvaktet: Fruta të stines, 200 ml kos, krakers, etj
Totali Kalorive: 813

Darka

Antipasta: 250 gr Peshk me salce portoklali
Pjata e Pare: 50gr pershesh me fileto pule
Pjata e dyte: 3 qofte me ton peshku dhe ereza dhe sallate rukola
Ëmbëlsira: Semifredo me fruta pylli
Pije: 1 gote vere e kuçe, ose shampanje
Totali Kalorive: 1497

Gjithsej Kalori: 2310

Veç dietës duhet te shtoni aktivitetin fizik gjate ditës me te paktën 4km vrapim ne dite. Mos e ndalni çajin jeshil dhe konsumin e ujit.

Rikujtojmë se një ushqyerje korrekte është mbajtja ne norme e makronutrienteve dhe mikronutrienteve te nevojshëm për metabolizmin dhe shëndetin. Ju rikujtojmë te zgjidhni fruta te freskëta dhe te stinës.

kapela babadimritPër ata individë te cilët janë duke ndjekur një diete me dietologun duhet te ndiqni skemën si me poshtë:

Skema Viti i Ri 1

Dieta e kompensimit vjen me rreth 800 kalori. Kjo përdoret për te kompensuar dhe shkarkuar kaloritë e marra ne ditët e lira.

Skema Viti i Ri1

Dieta E Lire do te thotë qe mund te konsumoni çfarë ju pëlqen kuptohet pa kaluar limitet.

Dita e dietës se personalizuar është dieta qe dietologu ka pacaktuar për ju.

JU BEFTE MIRE!

Hyrida Basha është Msc. Biologe Molekulare, ajo gjithashtu është një dietologe dhe shkruan per dietat ne shtatzani, dieta per adoleshentë, dieta për uljen e nivelit të LDLs, (kolesterinës së keqe), si dhe dieta per dobesim. Facebook

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.