Vrapimi – Pse Duhet Te Fillosh Vrapimin?

42
229

Nëse deri më tani keni menduar dhe ende nuk po mund të vendosni të vraponi, ja ku i keni 9 arsye pse vrapimi është shumë i mirë për ty.

Që të ju ndihmojnë të dilni jashtë dhe t’ia futni vrapit këtu në këtë post keni nëntë dobi shëndetësore të vrapimit. Krejt çka ju duhet është të visheni e mbatheni dhe të vraposh! Dhe nëse vrapon fiton…

Dobitë Shëndetësore Nga Vrapimi

1. Humbja e peshes – vrapimi është një nga sportet më të mira për të humbur peshë e përveç tjerash nëse je në luftë me vetën duke u munduar të ndalosh dëshirën për të ngrënë gjithçka që shesh atëherë lajmi i mirë është se vrapimi gjithashtu ulë apetitin.

2. Mund të ngadalësojë procesin e plakjes – procesi natyral i humbjes së muskujve dhe eshtrave me plakje mund të ngadalësohet në trupin e vrapuesve që vrapojnë shpeshherë. Muskujt dhe eshtrat bëhen më të shëndetshme dhe më të forta për shkak të kërkesave që ju bëhen atyre nga vrapimi. Kjo gjithashtu do të thotë se ju keni gjasa të shtyni apo shmangni efektet e osteoporozës. Nuk ke nevojë të më besosh mua; lexo intervistën nga New Scientist të bërë me njeriun i cili në të 80tat akoma e vrapon maratonën!

3. Seks më ite mirë! – shkencëtarët nga Harvard School of Public Health kanë treguar se meshkujt të cilit ishin fizikisht aktivë (si vrapuesit) kishin 30% më pak gjasa të kishin apo zhvilloni probleme në shtrat dhe se ngritja e qarkullimit të gjakut përreth trupit i shkaktuar nga ushtrimet e rregullta do të thotë se si meshkujt ashtu edhe femrat kishin përvojë më të mirë në shtrat. Mirë po na tingëllon!

4. Shtypja e Gjakut Më e Ulët – kur vrapon arteriet tua bëhen më fleksibile, në efekt kur ushtron edhe ato ushtrojnë. Kështu duke e mirëmbajtur këtë fleksibilitet të arterieve ju gjithashtu siguroheni që shtypja e gjakut të ulet.

5. Mushkeri te Shendetshme – duke bërë frymëmarrje të thella gjatë vrapimit ju i detyroni mushkëritë tua që të përdorin më shumë nga potenciali i tyre, rreth 50% e indeve të mushkërive normalisht nuk përdoret nga ju! Nëse jeni duhanpirës atëherë njëra nga dobitë e vrapimit është rikuperimi i potencialit të mushkërive tua.

6. Rrit Fuqinë E Trurit – vrapuesit e rregullt konsiderueshëm kanë përmirësuar aftësitë mendore të tyre gjersa plakeshin krahasuar me ata që bënin jetë duke ndenjur. Gjithashtu vetëm 25 minuta ushtrime arobike kanë treguar se përmirësojnë kreativitetin tuaj.

7. Përmirëson Gjendjen Shpirterore – nuk ka dyshim në këtë dhe se njëra nga dobitë kryesore të vrapimit është ndjenja e mirë që ju arrini të keni duke u larguar nga të gjitha streset dhe shtrëngatat e jetës së përditshme. A bëhet në pyll apo në rrugë apo kudo që ju vije përshtati gjithçka duket më mirë dhe më lehtë kapërcehet kur vrapon. BBC ka një artikull të mirë se si Ronnie Sullivan ka përdorë vrapimin për të luftuar depresionin.

8. Sistem Kardiovaskular Më Të Fortë – zemra dhe mushkëritë tua do të forcohen dhe jenë më efektive kur ju jepet rasti që të tregojnë çka mund të bëjnë.

9. Kolesterina Ulet – vrapimi rrit në trupin tuaj nivelet e HDLs ose ndryshe si e quajnë “kolesterina e mirë” dhe në të njëjtën kohë zvogëlon LDL  ose “kolesterina e keqe”. Kjo mundëson që ju të zvogëloni gjasat që të pësoni nga pika në tru apo sulëm në zemër… ngrihu e vrapo.

Shpresoj se tash ke mjaft arsye që të motivohesh e të dalësh përjashta dhe ti përjetosh disa apo të gjitha dobitë shëndetësore të vrapimit. Nëse keni në mendje edhe ndonjë dobi tjetër të vrapimit mos harro të komentosh e ta ndash me lexuesit tjerë.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

42 KOMENTET

  1. ekrem un vrapoj 3 her ne jav dhe ushtroj 3 ne jav por diet nuk mbaj po shof se spo humbi kg por dhjamin ne zonen e barkut me duket me i vogel a esht e vertet apo mua me duket ashtu

  2. Ekrem E kam nje pyetje per ju Admin kam dhjam reth barkut po jo edhe aq shum nese vrapoj nje ore ne dit por nuk do te mbaj diet a do te me humbet dhjami ne bark apo jo dhe vrapoj 3 her ne jav

  3. Persh. admin per me fitu shpejtesi ne vrapim sa kohë duhet te besh ushtrime ne vrapim, dhe me qfar shpejtesie duhet te vraposh dhe sa minuta duhet te zgjasë vrapimi pres pergjiigje?

    • Bekim, forcohet zemra dhe ka aftesi te punoj me pak e te kryj pune me shum, dmth me pak force ka aftesi te pompoj gjakun me leht. Kuptohet nuk ke pse del e vrapon sikur te jesh duke ikur nga vrasja, te duhet kohe qe gradualisht te arrish aftesin (behesh fit) per te qen i aft te vraposh shume e shpejt.

    • Varet se sa mundesh, por 35 minuta 3 deri 4 herë në javë po qe se mundesh jane te mjaftueshme, edhe më mirë po që se kombinon këtë edhe me të ushqyer të mirë.

    • Nuk jan shume nese je FIT, qe dmth ke kondicion te cilin e fiton pas nje kohe vrapimi, por ne fillim per ty jane shume. Vrapo ngadal kur them ngadal mendoj qe gjersa vrapon duhet te jesh ne gjendje edhe te bisedosh, nese nuk mundesh te bisedosh me dike (shembull), ateher je duke vrapuar shpejt, vrapo keshtu ne 3 muajt e pare nga 35-45 minuta, ska lidhje sa kilometra i bene, thjesht vrapo me minuta e jo me kilometra. Ngadalso, ece ose ndalo krejtesisht po qe se e sheh qe nuk po mundesh, pusho e prap fillo vrapo. Keshtu pas nje kohe vetvetiu e ndjen se mundesh me shume se 35-45 minuta dhe me shpejt se sa ke mundur perpara sepse fiton kondicion. Shendet

  4. gjdo mengjes eci jo vrap por ecje me te shpejt qe nje vit por a esht shum gjdo dit 10 km ne dit a mund te ma jepni nje keshill se a esht shum a duhet me pak se nganjeher kam dhimbje te kembve .

  5. Alban, me duket se ai eshte mjaft i qart kur thot se merret me sport dhe vrapon nga nje ore ne dite. Kuptohet se duhet te jesh “fit” qe dmth te arrish ne at nivel fitnesi ku mundesh te vraposh kaq shume. Tash meqenese esthe kohe dimri une vrapoj me pak, por ne kohe me te nxehta kam vrapuar edhe nje ore, kurse tash vrapoj 35, 45 minuta 3 dite deri 5 dite ne jave. Po them prap se varet nga fitnesi, e nese ky merret me kete per nje kohe te gjate ateher mund te vazhdoj ashtu. Por nese ka filluar qe tash dhe vrapon aq shum ateher e pranoj qe duhet patur kujdes sepse eshte e tepert. Faleminderit per koment.

  6. me fal dhe nje gje te fundit doja tet thoja te me rekomandoje naj ushqim qe ta haj ne mengjes qe te bej vrap ka ora 9 ose 10 dhe pastaj ushtrime te tjera dhe kte gje te fundit ma ben ket nder tlutem..?

  7. pershendetje admin.. kjo eshte shum e vertet qe me the dhe doja tet falenderoja shum per ket fjale pavarsisht se nuk te intersojne po doja te dija se ku e ben vrapim ne ne plazh durres dhe ne ca ore se une kam qef qe ta bej ka ora 10

  8. falemderit shum admin eshte e vertet kjo qe the prz te falenderoj shum qe mi jep eto keshilla po se di pse kur bej vrap vetem me duket sikur kam turp sdi ca te bej

    • do mundohem qe tja filloj vrapit te bej ushtrime sepse ato 9 keshilla per mua jane te gjitha pervec 1 qe sdua te bie ne pesh sepse jam 64 kg ishalla me bismilahi neser qe eshte e hen se sot iku po doja te thoja dhe kete admin qe me mire eshte te besh vrap ne oren 9 mengjes qe te besh dhe pompa muskuj barku qe te kemi dhe nje trup me te mire besoj me kupton ??

    • Mos te mundon fakti se cka mendojn tjeret per ty kur te shohin duke vrapuar, e di se te gjithe e kemi at ndjej turpi kur vrapojm sepse tek ne shqiptaret thuhet “qenka çmenduar ky njeri” kur te shohin duke vrapuar. Kur t’ia fillosh te mirreh me ket aktivitet pas nje kohe ma nuk e ndien at turp e gjithashtu edhe te tjeret nuk te shohim me ashtu si me pare sepse mesohen. Keto gjera jan te vogla per te ndaluar ty qe mos te besh at qe eshte mire per ty. Nuk ka lidhje se kur vendos te besh ushtrim, kryesorja eshte qe te besh. Une ushtroj ne mes dite, por ket e bej sepse me pershtatet me punet tjera.

  9. pershendetje jam arbri nga durrsi me perpara kam qen ne futboll 4 vjet une jam 18 vjec tani qe kur kam len futbollin nuk mund te bej vrap bej 2 jav vrap e pastaj e lej nuk bej dot me me thoni ju lutem se cduhet te bej sepse jam ber shum dembel rri ne shpi sdal dot jasht koka me dhemb pertoj te dal ne vrap sado qe kam shum deshire te dal sdal dot……ju flm

    • Arber, e sheh se si ke fillu te flasesh, ti me sa po me duket edhe te flasesh po prerton :). Nuk guxon ta lejosh veten te biesh viktime e pertacis. Atehere kur deshiron te besh dicka mendja te thote “ke kohe, mund ta besh me von ose neser” ti mu per ket arsye duhet te dalesh e ta besh menjeher, me nje menyre per inat te pertacis. Edhe kur nuk ndihesh se duhet te dalesh vrap ti duhesh te dalesh e te ja fillosh. Me kalimin e kohes kjo te behet shpreshi qe perkundrazi pertacis dhe asaj cka te thot mendja ti prap e kryen punen dhe ben at qe duhet te besh. Keshtu krijohet shprehia si per te mire ashtu edhe per te keq.

    • Pershendetje!
      Do doja te dija rreth avantazheve te hedhjes ne litar nese mundesh?
      Eshte nje nga metodat e mia me efikase per te humbur peshe dhe deri me tani jam shume e lumtur me rezultatin por ajo cka me shqeteson me se tepermi eshte se kam degjuar qe ka efekte….nuk e di sa e vertete eshte kjo
      Ju lutem mund te me jepni nje mendim me hollesishem?Flm

      • Enxhi, te vetmin efekt anesore qe mund ta ket eshte ai ne nyje te cilat absorbojn kercimin, per ti zvogeluar mbath patike qe absorbojn kete shok dhe ndrroj posa veren se jan hargjuar dhe kerce ne nje siperfaqe te bute.

  10. pershendetja.. un kam vrapuar 1 muaj rregullisht gjdo mengjes gjdo mas dite dhe gjdo mbremje mirepo vrapojsha vetem 3 minuta po skam pas shum sukses e desha ta di pse..???

  11. tung pershendetje desha ta bej nje pytje ,per fillim sa minuta duhet me vrapu ,dhe sa minuta me se shumti .faleminderit.

    • shkelqim, 30 minuta mjaftojn… keto 30 minuta nuk do te thote te vraposh pandal. Nese nuk ke vrapuar me pare atehere javen e pare filln keshtu, vrapo per 3 minuta dhe ec per 2 e prap vrapon per 3 dhe ec per 2 deri sa ti besh 30 minuta. Te pershendes

  12. Tung, jam Adelina.Ju pershendes shum.Nese ka mundesi te me tregoni se kur eshte koha me e mire per te vrapuar.Ne mengjes apo ne mbremje.Ju faleminderit

    • Adelina, ti vrapo kurdo qe gjen kohe. Kryesorja eshte ti caktosh vetes nje orar vrapimi dhe ti permbahesh. Sidoqofte, besohet se koha e mengjesit eshte me e mira por perderisa vrapon nuk ka fort ndryshim ne dobi nese vrapon pasdite apo edhe ne mbremje. Ti gjej kohen me te pershtatshme per vete dhe permbaju keti orari. Pershendetje

  13. Pershendetje.Nese nuk ke mundesi te besh vrap pasi dhe kohen nuk e kemi mund ta zevendesojme ate me hedhjen ne litar?Sa eshte koha e mjaftueshme per te bere hedhje ne litar cdo dite?

    • Gerta, mundesh ta zevendesosh pse jo se edhe kercimi ne litar eshte nje kardio aktivetet shume i mire. 15 minuta kercim ne litar ti do djegesh 171 kalori. Sa me gjat aq me shume humb. Pershendetje

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.