Cilët janë simptomat e depresionit

admin 18/02/2012 6

Shumica prej nesh kanë disa momente apo periudha të shkurta kur ndihemi të vetmuar, pikëlluar apo depresinuar. Këto momente zakonisht janë normale që nganjëherë ndodhin gjatë jetës. Ato mund të jenë rezultat nga humbja e ndonjë të dashuri, një dite të vështirë, apo reaksion ndaj një momenti lëndues. Por, kur ndjenja a keqe, pikëllimi dhe paaftësia për tu përballur me depresion e kaplojnë një person aq shumë saqë aftësia e tyre për të bërë jetë normale keqësohet, atëherë është e mundur se kemi të bëjmë me ata që vuajnë nga ajo që e quajmë çregullim depresiv i madh, që gjithashtu quhet edhe depersion klinik, depresion unipolar apo depresion i madh. Jo formalisht kjo gjendje thjesht referohet si depresion.

Depresioni mund të ketë ndikim të madh në jetën e ati që vuan – ekspertët thonë se efekti është i ngjashëm me atë të diabetit, dhe disa gjendjeve tjera kronike.

Simptomat depresive ndryshojnë dukshëm nga një person në tjetër. Më së shpeshti personat me depresion ndjehet të pashpresë, pikëlluar, dhe humbin interesin për ti bërë gjërat që dikur i kanë bërë me qejf.

Çfarë është diferenca në mesë të shenjave dhe simptomave?

Një simptomë është diçka që ndjehet nga pacienti, si për shembull kokë-dhembja, ndërsa shenja detektohet edhe nga njerëzit tjerë, siç është vrulli.

Më poshtë do të gjeni disa nga shenjat dhe simptomat e asociuara me depresionin:

Shenjat dhe simptomat psikologjike:

  • Pikëllim i pandërprerë apo disponim i ulët
  • Mendime dhe ndjenja të të qenit i/e pavlerë
  • Ndjenjë e vet-urrejtjes
  • Ndjenja i/e të qenit pashpresë
  • Ndjenja i/e të qenit i pandihmë
  • Ndjenja për të vajtur
  • Ndjenjë e fajsisë
  • Iritueshmëri – edhe gjërat më të vogla ju iritojnë
  • Shpërthime mllefi
  • Patolerueshëm ndaj tjerëve
  • Dyshime të parreshtura – e ke shumë të vështirë të vendosësh edhe në gjëra të vogla
  • E sheh të pamundur të kënaqesh me jetën
  • Mendime të lëndimit të vetvetes
  • Mendime të vetëvrasjes
  • Brengosje e pareshtur
  • Ankth i pareshtur

Shenjta dhe simptomat fizike

  • Lëvizjet e trupit mund të jenë më të ngadalshme se sa kanë qenë më parë
  • Probleme me përqendrim, kohëzgjatja e koncetrimit mund të zvogëlohet
  • Të folurit mund të jetë më i ngadalshëm se sa ka qenë
  • Mënyra e të ushqyerit dhe apetiti ndryshojnë – thjesht, pacienti han më pak dhe humb peshë. Por, disa tjerë mund të han më shumë dhe shtojnë pesh.
  • Dëshirë e vogël për seks
  • Mungesë energjie, plogështi, lodhje – edhe gjërat e lehta dhe të vogla bëhen të pakëndshme dhe të vështira
  • Cikli menstrual i një gruaje mund të ndryshoj
  • Parehati – pacienti mund të shpejtoj dhe ngadalësoj më shpesh, lëviz duart, kërcas gishtat dhe e ka vështirë të ndej palëvizur
  • Dhembje të pashpjegueshme si kokë-dhembje, dhembje shpine apo probleme me sistemin e tretjes
  • Çrregullime me gjumë – vështirësi për të fjetur, apo zgjohet gjatë natës dhe nuk mund të fle. Studimet tregojnë se 80% e atyre me depresion vuajnë nga një lloj i pagjumësisë. Hypesomnia (fjetja e tepërt) është gjithashtu e mundshme. Disa medikamente që përdoren për të shëruar depresionin mundin të shkaktojnë pagjumësinë.

Shenjat dhe simptomat sociale janë:

  • Rezultate të dobëta në punë
  • Punë e dobët në shkoll
  • Shmangja e kontaktit me shokë/shoqe
  • Braktisja e hobeve dhe gjërave që ju interesojnë
  • Probleme me familje/probleme në shtëpi

Në disa raste të rënda të depresionit, pacienti mund të përjetoj simptoma të psikozës – deluzion apo halucinacione (pak më e rrallë).

6 Komente »

  1. brikena 26/03/2013 at 14:56 - Reply

    desha te di, a mund ta perballojsh depresionin me mendime pozitive apo duhet mjekuar

    • admin 26/03/2013 at 18:23 - Reply

      Brikena, nje doz te depresionit her pas here e kemi te gjithe dhe per kete nuk ke nevoj mjek dhe e kalon vetvetiu, por nese zgjatë shumë dhe të dnryshon jetën negativitsh atëherë të këshilloj që përveç mendimeve pozitive të duhet edhe ndihma e mjekut. Shendet dhe çdo të mirë

  2. Resa 15/03/2013 at 01:38 - Reply

    Une para 3 viteve isha ne depresion te Fell, u konsultova me psikolog isha ne shtepi por 24 ore kam qen n’n kontroll te psikologes ajo me telefonte qdo kohe edhe me lutke mos vepro as gje pa me kontaktu mua. Perdora terapi 1 muaj edhe dikur i thash vetes dot jetoj une gjithmon me terapi e n’n kontroll te psikologes mundem ti perballoj te gjitha vet, dhe ia dola tash kam nje vajz dhe jam e lumtur. Mendoni pozitivisht se jeni te fort dhe as kush nuk ka vler me shume se ti, ti je ti

    • admin 15/03/2013 at 04:17 - Reply

      Brravo Resa, shembull i shkelqyeshem se si mendimi pozitiv dhe vullneti i njeriut ka aftesi te kaloj cdo penges. Shendet dhe cdo te mire.

  3. Venesa 12/03/2013 at 23:11 - Reply

    si mund te largohet apo me konkretisht si mund te sheohet depresjoni

  4. dorentina dernjani 20/02/2012 at 15:32 - Reply

    pershendetje nga dorentina ju faleminderit shum per keto artikuj per depresonini sidomos sepse me eshte nevojitur shum shum.ju faleminderit jeni nje staf shum i mrekullushem per gjithe kete punen qe po e beni per keto artikuj medicinal.

Lë Një Përgjigje »