Cilët Janë Simptomat & Shenjat e Depresionit

17
3846
shenjat e depresionit

depresioniShumica prej nesh kanë disa momente apo periudha të shkurta kur ndihemi të vetmuar, pikëlluar apo depresinuar. Këto momente zakonisht janë normale që nganjëherë ndodhin gjatë jetës. Ato mund të jenë rezultat nga humbja e ndonjë të dashuri, një dite të vështirë, apo reaksion ndaj një momenti lëndues. Por, kur ndjenja a keqe, pikëllimi dhe paaftësia për tu përballur me depresion e kaplojnë një person aq shumë saqë aftësia e tyre për të bërë jetë normale keqësohet, atëherë është e mundur se kemi të bëjmë me ata që vuajnë nga ajo që e quajmë çrregullim depresiv i madh, që gjithashtu quhet edhe depresion klinik, depresion unipolar apo depresion i madh. Jo formalisht kjo gjendje thjesht referohet si depresion.

Depresioni mund të ketë ndikim të madh në jetën e ati që vuan – ekspertët thonë se efekti është i ngjashëm me atë të diabetit, dhe disa gjendjeve tjera kronike.

Simptomat dhe shenjat depresionit ndryshojnë dukshëm nga një person në tjetër. Më së shpeshti personat me depresion ndjehet të pashpresë, pikëlluar, dhe humbin interesin për ti bërë gjërat që dikur i kanë bërë me qejf.

Çfarë është diferenca në mesë të simptomave dhe shenjave te depresionit?

Një simptomë është diçka që ndjehet nga pacienti, si për shembull kokë-dhembja, ndërsa shenja detektohet edhe nga njerëzit tjerë, siç është vrulli.

Më poshtë do të gjeni disa nga simptomat dhe shenjat që shoqërohen me depresionin:

Shenjat dhe simptomat psikologjike te depresionit:

  • Pikëllim i pandërprerë apo disponim i ulët
  • Mendime dhe ndjenja e të qenit i/e pavlerë
  • Ndjenjë e vet-urrejtjes
  • Ndjenja e të qenit pashpresë
  • Ndjenja e të qenit i pandihmë
  • Ndjenja për të vajtur
  • Ndjenjë e fajësisë
  • Nervozizëm – edhe gjërat më të vogla ju iritojnë
  • Shpërthime mllefi
  • Patolerueshëm ndaj tjerëve
  • Dyshime të pareshtura – e ke shumë të vështirë të vendosësh edhe në gjëra të vogla
  • E sheh të pamundur të kënaqesh me jetën
  • Mendime të lëndimit të vetvetes
  • Mendime të vetëvrasjes
  • Brengosje e pareshtur
  • Ankth i pareshtur

Shenjta dhe simptomat fizike të depresionit

  • Lëvizjet e trupit mund të jenë më të ngadalshme se sa kanë qenë më parë
  • Probleme me përqendrim, kohëzgjatja e koncetrimit mund të zvogëlohet
  • Të folurit mund të jetë më i ngadalshëm se sa ka qenë
  • Mënyra e të ushqyerit dhe apetiti ndryshojnë – thjesht, pacienti han më pak dhe humb peshë. Por, disa tjerë mund të han më shumë dhe shtojnë pesh.
  • Dëshirë e vogël për seks
  • Mungesë energjie, plogështi, lodhje – edhe gjërat e lehta dhe të vogla bëhen të pakëndshme dhe të vështira
  • Cikli menstrual i një gruaje mund të ndryshoj
  • Parehati – pacienti mund të shpejtoj dhe ngadalësoj më shpesh, lëviz duart, kërcas gishtat dhe e ka vështirë të ndej palëvizur
  • Dhembje të pashpjegueshme si kokë-dhembje, dhembje shpine apo probleme me sistemin e tretjes
  • Çrregullime me gjumë – vështirësi për të fjetur, apo zgjohet gjatë natës dhe nuk mund të fle. Studimet tregojnë se 80% e atyre me depresion vuajnë nga një lloj i pagjumësisë. Hypesomnia (fjetja e tepërt) është gjithashtu e mundshme. Disa medikamente që përdoren për të shëruar depresionin mundin të shkaktojnë pagjumësinë.

Shenjat dhe simptomat sociale të depresionit janë:

  • Rezultate të dobëta në punë
  • Punë e dobët në shkollë
  • Shmangja e kontaktit me shokë/shoqe
  • Braktisja e hobeve dhe gjërave që ju interesojnë
  • Probleme me familje/probleme në shtëpi

Në disa raste të rënda të depresionit, pacienti mund të përjetoj simptoma të psikozës – deziluzioni apo halucinacione (pak më e rrallë).

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

17 KOMENTET

  1. pershendetje,,sipas simptomave qe i ceket me lart te gjitha i kam,jam e.martuar kam dhe 2 femije,jeten e kam te mire,punoj…nuk e di pse i kam keti simptoma nganjeher vetem qaj pa arsye,,bertas pa arsye nganjeher per gjera te thjeshta,dhembje koke kam pothuja qdo 2 dit,nganjeher i urrej njerezit,qdo gje me duket e pavler se di pse????qka me rekomandoni.???

  2. Mirmrama un jam nje vajz 14 -se shpejti 15- vjece nga peja. Sipas simptomave dhe shenjave te depresionit qe jan me lart mua mu be e ditur se vuaj nga depresioni. Kam nje vit qe keto simptoma dhe shenja me jan shfaqur. E kam lexuar dhe nje postim tjeter tuajin qe tregon se cka eshte depresioni dhe si sherohet, por une nuk jam munduar aspak qe ta sheroj. Cdo dite e me shume me duket se jam e pavler dhe se jam zevendesuar ne cdo aspekt. E di se jam ende e re te mendoj keshtu por me duket se mendja po me kontrollon dhe po tregoj nje nivel te ulet pune dhe ne shkolle. Me ka ndodh qe te kem dhe episoda aty. Do kisha pas deshire te dija nese duhet te kerkoj ndihme profesionale apo eshte dicka qe mund ta perballoj dhe vet pa medikamente.
    Naten e mire

    • Nga fjalet e tua mund ta kuptoj se je shume e afte e kjo eshte dicka e pazakont, ketu mund ta llogaritesh veten ma me vlere se sa mendon ti. Gjith jemi te zevendesueshem ne cdo aspekt, kjo nuk do te thote se vlerat tua unike mund te zevendsohen. Ne menyren qe je shpreh me jep pershtypje se je aq e aft sa te kalosh vetvetiu kete gjendje pa pasur nevoj per ndihm profesionale, por ndihma profesionale nuk te ben dem e ndoshta te ndihmon te dalesh nga kjo gjendje edhe me shpejt. Shendet dhe gjithe te mirat.

  3. Jam nje djal 19 vjeqar kam qen gjithmon ii qet po tasht e dy muaj mrrok stresi pa pas nevoj mrriten te rrahurat e zemres dhe kam trullim krejt analizat i kam ba tkokes tlukthir tfytit qfo sen mejkt po ma bojn ti je ma i shnosh se krejt na mjekt po un spo nina mir sdi sdi shka me ba inshallah zoti nimon mu edhe juve se ksi ndjenje skom pas kurr mvjen me qajt se sjom mir , thojn me thy kryt e din qe e ki thy kryt edhe pajtohesh po un spo di as shka kam ishalla zoti na ndihmon mu edhe juve qe jeni nkesi gjendjee

    • Bujar, vej vetes ndonje qellim te arrish dicka dhe gjej menyren e lufto cdo dite si ta arrish at qellim, keshtu aq shume merresh me kete sa qe ske kohe te lodhesh per gjera tjera. Nuk ke pse lodhesh tuj me mendu negativisht, duke u mundu te arrish qellimet tua, edhe qendrimi ashtu si gjendja shpirterore ne te cilej je tash ndryshon per se miri, sidomos kur qellimi eshte pozitiv. Shendet dhe gjithe te mirat.

  4. Unë jam 16 vjeçar,e kam kaluar këtë fazë para 3-4 viteve,e kaloj tash momentalisht,e di që është kaluese periudhë 1 muaj dhe gjë normale sikur gripi dhe nuk panikoj shumë,oreksi më ka humbur,ndjehem si i hutuar,më ka humbur dashuria për Zotin,për nënën,kur më thërrasin shokët nuk kam vullnet për të qeshur,i refuzoj ndonjë herë sepse nuk më rrihet në shoqëri,epsh nuk kam,gjoksi më ngushtohet,vështirësi,siklet,nuk bëhem rehat thjesht pa kurrfarë arsye,po mos i lejoni psikologët të ju komandojnë juve,sepse ju mundeni vet t’ia dilni!

    • Behar, pajtohem me ty te gjithe kemi aftesi te dalim nga kjo gjendje por nganjeher disa futen aq fell sa qe kan nevoj ti ndihmoj dikush tjeter e ne kete rast hyn ndihma profesionale. Faleminderit per komentin dhe kurajon, te uroj shendet dhe cdo te mire.

    • Brikena, nje doz te depresionit her pas here e kemi te gjithe dhe per kete nuk ke nevoj mjek dhe e kalon vetvetiu, por nese zgjatë shumë dhe të dnryshon jetën negativitsh atëherë të këshilloj që përveç mendimeve pozitive të duhet edhe ndihma e mjekut. Shendet dhe çdo të mirë

  5. Une para 3 viteve isha ne depresion te Fell, u konsultova me psikolog isha ne shtepi por 24 ore kam qen n’n kontroll te psikologes ajo me telefonte qdo kohe edhe me lutke mos vepro as gje pa me kontaktu mua. Perdora terapi 1 muaj edhe dikur i thash vetes dot jetoj une gjithmon me terapi e n’n kontroll te psikologes mundem ti perballoj te gjitha vet, dhe ia dola tash kam nje vajz dhe jam e lumtur. Mendoni pozitivisht se jeni te fort dhe as kush nuk ka vler me shume se ti, ti je ti

    • Brravo Resa, shembull i shkelqyeshem se si mendimi pozitiv dhe vullneti i njeriut ka aftesi te kaloj cdo penges. Shendet dhe cdo te mire.

  6. pershendetje nga dorentina ju faleminderit shum per keto artikuj per depresonini sidomos sepse me eshte nevojitur shum shum.ju faleminderit jeni nje staf shum i mrekullushem per gjithe kete punen qe po e beni per keto artikuj medicinal.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.