Dëshmi Shkencore Se Të Jesh Mirënjohës Përmirson Shëndetin Tuaj

0
2017

Femra e SuksesshmeGjatë javës së Falënderimeve, Amerikanët falënderohen për të mirat në jetën e tyre por shumë ndoshta nuk e kuptojnë se duke qenë falënderues dhe mirënjohës i të gjitha të mirave që kanë ata gjithashtu përmirësojnë kualitetin e shëndetit të tyre.

Dëshmitë shkencore janë konkluzive kur bëhet fjalë për disponimin, shikimin drejt së ardhmes dhe shëndetin. Njerëzit e lumtur jetojnë deri në 10 vite më gjatë se sa ata të palumturit dhe një optimist ka 77% gjasa më pak të sëmuret nga sëmundjet e zemrës se sa një pesimist.

Por si mundesh të bëhesh më i lumtur dhe më optimist në botën tuaj?

Si e Lumturisë

Në librin e Sonja Lyubomirsky The How of Happiness (Si e Lumturisë), ajo na mëson se si 50% e prirjes për lumturi bazohet në gjenetik, diçka që nuk mundemi të ndryshojmë, 10% bazohet në rrethana jete (si promovimet në punë, gjetja e ma t’mirit apo më t’mirës, apo arritje e realizimit të ëndrrës tuaj), dhe 40% është “aktivitet i qëllimtë” në të cilin mund ta influencojmë me sjellet tona.

Kjo do të thotë se mund të jemi deri në 40% më të lumtur pa ndryshuar aspak rrethanat dhe njëra nga çelësit kyç të aktiviteteve e qëllimta është praktika e të qenit falënderues dhe mirënjohës.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit që vazhdimisht janë falënderues dhe mirënjohës janë më të lumtur, më me shpres, më ndihmues, më emfatik (dhembshëm), më spiritual, më falës, dhe më pak materialist. Ata gjithashtu kanë më pak gjasa të depresionohen, të kanë ankth, ndjejnë vetmi, urrejtje, xhelozi apo të sëmuren.

Dëshmitë

Në një studim një grup i pjesëmarrësve ishin pyetur që ti emronin gjërat për të cilat ishin mirënjohës çdo ditë, gjerësa një grup tjetër ishte pyetur të emëronte pesë telashet. Ata që shprehnin mirënjohje dhe ishin falenderues jo vetëm që ishin më të lumtur dhe më optimist, ata gjithashtu treguan më pak simptoma fizike (si kokë dhembje, koll, përzierje, apo edhe akne). Studime tjera në mirënjohje kanë treguar se ata me sëmundje kronike kanë demonstruar përmirësime klinike kur praktikonin rregullisht mirënjohje.

Njerëzit tejet të depresionuar që ishin udhëzuar të listojnë mendime mirënjohjeje/falenderuese në webfaqe ishin parë të jenë dukshëm më pak të depresionuar në fund të studimit në krahasim me ata njerëz tjerë të depresionuar që nuk ishin pyetur që të shprehin mirënjohjet e tyre. Dhe ne e dim që depresioni është faktor i dukshëm rreziku për sëmdunje.

Për më shumë dëshmi shkencore befasuese se si përfundimisht të jemi të shëndetshëm lexoni Mind Over Medicine (Mendja mbi Mjekësinë). Mbaj mend: Të qenit bujar dhe i kujdesshëm ndaj vetës është shumë e mirë për shëndetin tuaj, këstu që provo të japësh nga vetja kohë, mund dhe dashuri ndaj tjerëve gjersa gjithashtu fokusohesh në kujdes ndaj vetes!)

Si Përmirëson Lumturinë Mirënjohja?

Sipas Dr. Lyubomirsky, mirënjohja:[wp-like-locker]

1. Nxit shijimin e pritjeve pozitive në jetë.

2. Shton vetëvlerësimin dhe vetëbesimin.

3. Ndihmon njerëzit të përballen me stresin dhe traumat

4. Inkurajon vepra kujdesi dhe sjellje morale

5. Ndihmon në ndërtimin e lidhjeve sociale, forcon lidhjet ekzistuese dhe ushqen lidhjet e reja (dhe ne e dim që njerëzit e vetmuar kanë përgjysmë më shumë përqindje të sëmundjes së zemrës se sa ata me lidhje të forta sociale)

6. Shtyp (ulë) krahasimet e dëmshme (ato që njeriu i bënë vetës me tjerët)

7. Zvogëlon apo pengon ndjenjat negative si nervozën, idhnimin dhe lakmin

Si të praktikojmë mirënjohje

Nuk ke pse pret ditën e falënderimeve që të arrish dobitë e mirënjohjes në shëndetin dhe lumturinë tuaj .

1. Mbaj ditar mirënjohje

Mendo 3 deri 5 gjëra për të cilat je mirënjohës (është në rregull edhe nëse ato dalin të jenë gjëra palidhje!) dhe shkruaj ato në ditar. Të dhënat tregojnë se më së shumti është e dobishme ta bësh këtë një herë në javë, por nëse e sheh që nëse e bënë këtë çdo ditë funksionon më mirë për ty, atëherë bëje!

2. Kultivo qëndrim mirënjohës.

Të kesh ditar ndoshta nuk është diçka që është për ty kështu që ndoshta më mirë për ty do ishte të trajnoje veten të mendosh mendime mirënjohje dhe falënderimi. Provo të vëresh një mendim mosmirënjohës që ke çdo ditë dhe ndryshoje në diçka për të cilën mund të jesh mirënjohës.

3. Ndrysho praktikën tuaj të mirënjohjes

Provo të kesh ditar, mendo mendime për gjëra që je mirënjohës, në drek fol për gjërat që je mirënjohës, kështu pra shkundi gjërat duke bërë të gjitha nga pak! Si njerëz shpejt mërzitemi duke i bërë gjërat e njëjta kështu që praktika e të qenit mirënjohës punon më mirë kur ndryshojmë mënyrën se si jemi falënderues dhe mirënjohës!

4. Shpreh mirënjohje drejtpërdrejtë ndaj tjerëve.

Thirr një mik, shkruaj një letër, ndaj mendimet mirënjohëse me anëtarë të familjes, fol me koleg në punë për gjërat që je mirënjohës.

Pra për çka jeni ju mirënjohës që ke? Ndaj me ne në komente gjërat për të cilat je mirënjohës. E gjithashtu faleminderit që vlerësoni gjërat për të cilat shkruajmë në këtë faqe. Vërtet jam tejet mirënjohës ndaj gjithë juve![/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.