Si Te Largojme Stresin – 5 Menyra Fundamentale Si Te Ktheheni Ne Gjendje Normale

admin 12/06/2009 38

Të largosh stresin njëherë e përgjithmonë nuk është një detyrë e lehtë. Stresi shkaktohet nga shumë faktor të ndryshëm, dhe për disa nga ne, pak stres është në realitet i shëndetshëm! Në anën tjetër kemi një përqindje të mirë të njerëzve që janë të prekur nga stresi deri në atë masë saqë bëhet i pakontrollueshëm dhe se shumë shpejt mund t’i sjell ata në dhomë të emergjencës. Të mësosh se si të menaxhosh stresin dhe eventualisht të eliminosh atë është e rëndësishme që të kesh shëndeti të mirë mendorë.

A e ke ditë se stresi shkakton shumë gjendje serioze nëse nuk trajtohet si duhet? Gjërat sikur kokë dhimbjet, ngërçet, sulmet paniku, sëmundjet e zemrës, dhe shumë dhimbje tjera të pashpjegueshme në vende të ndryshme të trupit janë indikatorë të dikujt që po përballet me shumë stres. Më poshtë do të flasim për 5 mënyra të lehta se si të eliminoni stresin nga jeta juaj.

  1. Hedh Veset E Këqia – Nëse vesi i juaj i keqë është dehja, pirja e duhanit apo të ushqyerit me ushqim të keqë (apo kombimin i të gjithave nga pak), sa më herët të kuptosh situatën dhe i largon ato shprehi aq më shpejtë trupi juaj do të tregoj shenja çlirimi dhe kështu bien edhe nivelet e stresit.
  2. Qëndro i Fokusuar – Njerëzit që mësojnë si të përballen me stresin shpejt e kanë zbuluar se mënyra e thjeshtë se si të jesh në binarë për të ditur çfarë duhet bërë është të përgatitesh listën e gjërave që duhet bërë për çdo ditë. Kjo të ndihmon kundër mungesës së koncentrimit që ke përjetuar së fundi dhe i lejon mendjes të pushoj, kështu duke liruar stresin.
  3. Bëj Diçka – Atë që janë të prekur nga stresi largohen nga aktivitetet sociale nga turpi… me fjalë të tjera janë tipa të turpshëm. Kjo nuk është e mirë. Lidhu me shokët e vjetër, leje ndonjë takim kafeje apo shko në vendin ku ke bërë qejf përpara dhe kënaqu për disa orë. Kjo është shumë e kënaqshme dhe nëse e bënë rregullisht – s’është e thënë ta bësh për ditë – mund të zvogëloni nivelet e përgjithshme të stresit për një tonë!
  4. Pastro – E njeh atë ndjenjën që kemi pasi të kemi pastruat shtëpinë poshtë e lartë shumë mirë? Një mënyrë shumë e shpejtë se si të lirojmë stresin është thjeshtë të fillojmë të heqim të pisllëkun – të pastrojmë. Pastroje një dhomë, shtëpi, tavolinën apo çka do qoftë, e kur të përfundosh do të ndjeni lirim të menjëhershëm të stresit.
  5. Fokusohuni në Pozitiven – Ulu, relaksohu, dhe fokuso tërë energjinë e mendjes në at se çka është duke ndodhur në jetën tuaj. Ndoshta mendon se e tërë bota është kundër teje, por për shumë nga ju që e lexoni këtë, ndoshta ka edhe shëmë gjëra të mira që po ju ndodhin në jetë në të cilat mund të koncentroheni e kështu të largoni mendimet negative stresuese. Energjia pozitive mund të shëroj në shumë aspekte. Mëso si ta përdorësh

Stresi mund të jetë tejet i dëmshëm për shendetin tuaj. Andaj ju sugjeroj që të mësoni se si ta menaxhoni dhe ta largoni stresin. A ka edhe ndonjë mënyrë tjetër që dikush kish me tregu se si mundemi ta menaxhojmë stresin. Tregoni përvojat e juaja në raste të ndryshme se si ia keni dalë të menaxhoni stresin. Për ata janë komentet – shprehu!

38 Comments »

  1. makfire 21/03/2012 at 20:07 - Reply

    pershendetje doktorr kam stres anketh kam perdor terapi meka ndihmuar shum esidomos largimi nga ambijenti edhe rrethi ku jetoj une meka ndihmuar shum por tash ikam nderprer terapin ndjehem shum me mire jam shtatzen ne muajin edyt ajo pak frig stres qe meka mbetur ame shkakton diqka efekte negative ne shtatzani ju lutem me ktheni pergjigjjen

    • admin 26/03/2012 at 16:05 - Reply

      Makfire, ti duhesh te jesh ma e lumtura per at se je shtatzene, mendo keshtu sa her qe ti vien ne koke mendime negative e edhe atehere kur nuk ndjehesh normal mendo per femijen qe do lindesh e si do kenaqesh me te. Pak stres eshte e zakonshme keshtu qe mos u bej merak. Shendet dhe cdo te mire.

Leave A Response »