2. Dobi Në Sistemin Kardiovaskular
Karotat përmbajnë lloj-lloj antioksidues dhe pliacetilene që së bashku ofrojnë mburojë mbrojtëse në zemër. Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sasi të lartë me karotenoid zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Përveç se janë tejet të pasura me beta karotene, karotat gjithashtu përmbajnë alfa-karotene dhe lutein. Konsumi i rregullt i karotave na mbron zemrën nga dëmet oksiduese, formimi pllakave dhe ngritjen e kolesterolit të keq. Kjo për shkak se përmbajnë fibra të tretshme të cilat lidhen me acidet e vrerit.