1. Pushimi
Në krye të listës së shëruesve më të mirë të ftohjes është vetë pushimi. Asgjë nuk shëron më mirë se pushimi! Nganjëherë në jetën tona tepër të nxënë, pa marrë parasysh se sa jemi të sëmurë prapë vazhdojmë me punë e gjëra tjera të përditshme deri sa na lodhë mirë aq sa më nuk mundemi të funksionojmë si duhet! Kjo është shumë e keqe! Kjo në të vërtetë të sëmurë më shumë, por e di që nganjëherë thjeshtë na duhet të vazhdojmë sepse e kërkon puna dhe vendi. Por dije se do të befasohesh se sa mirë të bënë pushimi ty dhe shëndetit tuaj. Kështu që mos harro të shtrihesh e të pushosh herave tjera po deshe ti lejosh trupit ta mund virusin vetvetiu.