2. Vitamina C
Shumë njerëz fillojnë të marrin vitaminë C në momentin e parë që vërejnë simptomat e ftohjes. Vitamina C për ftohjen e zakonshme është trajtim aq i pranueshëm aq sa ne e kërkojmë të jetë prezent në shumë produkte tjera si lëngjet e fortifikuara, pika ndaj kollit, çaj e kështu me radhë. Vitamina C është njëra nga vitaminat më qenësore që i duhet sistemit tonë që të mirëmbajë shëndet të mirë. Në përgjithësi Vitamina C është e sigurt kur merret me anë të ushqimeve si frutat dhe perimet. Për shumicën e njerëzve është gjithashtu e sigurt të marrësh vitaminë C përmes suplementëve në sasin e rekomanduar është gjithashtu e sigurt. Sasia e rekomanduar ditore është 90mg për meshkuj kurse 75mg për femra. Sipas disa raporteve sasi të mëdha të Vitaminës C( më shumë se 2000 miligram në ditë) mund të shkaktojnë gurët në veshkë, diarre dhe përzierje. Gjithashtu sipas disa raporteve mjekësore sasi të mëdha të vitaminës C nuk shkaktojnë gurët në vesha ashtu si është menduar. Sidoqoftë, deri sa kjo të vërtetohet ju sugjerojmë të keni kujdes!