5. Çaj të nxehtë me Limon
Njëra nga pijet më të mira kur të ftohesh është çaji i nxehtë me limon dhe mjaltë. Mjalti ndihmon duke sjell lagështi – kështu që kur të kesh koll të thatë ia vlen të hani një lugë mjaltë sepse i jep fytit lagështin e duhur. Si mjalti ashtu edhe limoni përmbajnë antioksidues. Antioksiduesit luftojnë radikalët e lirë që gjenden në trup. Këta radikal të lirë sulmojnë trupin dhe shkaktojnë sëmundje, kështu që të hash ushqime të pasura me antioksidues ju ndihmon të trajtoni dhe parandaloni sëmurjen. Mjalti është shërues efektiv i fytit të skuqur për shkak se vret bakteret që shkaktojnë infeksionin. Edhe limoni përmban kualitetet antibakteriale, duke pirë uje me limon, bakteret nxirren jashtë nga veshkat dhe trakti urinar. Vetëm limoni me mjaltë mund të luftojnë bakteret por kur i kombinon me ujë të pijshëm ju do keni koktell të fuqishëm antibakterial. Pije!