I doni Bananet – Lexo 10 Faktet (e 4 shumë e rëndësishme)

0
2116
bananet
Bananet

Bananet janë numri një në listën e artikujve më popullor të prodhuar dhe konsumuar në mbarë botën. Kjo do të thotë që njerëzit blejnë dhe hanë banane më shumë se çdo fryt tjetër! Nëse je një adhurues i bananes, ky fakt nuk mund të jetë një surprizë për ty. 

Por ky fakt interesant ngre një pyetje. Sigurisht, bananet janë një fryt i popullarizuar, por a janë vërtet të mira për ju? 

10 Fakte Shokuese të Bananes

1. Janë Anti-Inflamacion

Bananet kanë sasi të lartë të vitaminës B6. Vetëm një banane mund t’ju japë 41% të vlerës së përditshme të rekomanduar! Kjo do të thotë se bananet janë shumë efikase kur bëhet fjalë për luftimin e inflamacionit dhe parandalimin e problemeve me nyje.

2. Parandalon Rritjen e Glukozës

Kërcimi glukozës ndodh kur niveli i sheqerit tuaj në gjak është i lartë. Dhe çka shkon përpjet , duhet të bjerë! Të hash një banane çdo ditë mund të ndihmojë në mbajtjen e sheqerit në gjak të qëndrueshëm dhe parandalimin e kërcimit të glukozës.

3. Forcimi i eshtrave

Ne të gjithë e dimë se kalciumi është thelbësor për shëndetin e kockave të mëdha. Por magnezi gjithashtu është jashtëzakonisht i dobishëm dhe i nevojshëm! Magnezi mund të ndihmojë transportimin e joneve të kalciumit nëpër membranat qelizore, të cilat mund të përmirësojnë përthithjen e kalciumit dhe forcojnë kockat. A dini çka? Bananet janë plot magnez!

4. Trajto Depresionin dhe Ankthin me Banane

Kjo pikë është shumë e rëndësishme! Depresioni dhe ankthi janë dy nga çrregullimet më të zakonshme mendore në Shtetet e Bashkuara. Por lajmi i mirë është se bananet mund të ndihmojnë! Të hash një banane në ditë mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit dhe ankthit. Bananet gjithashtu mund të rrisin melatonin në trupin tuaj dhe t’ju ndihmojnë të ju zë gjumi gjatë natës nëse keni probleme.

5. Ndihmoni shëndetin tuaj të zemrës

Bananet mund të bëjnë mrekulli për shëndetin kardiovaskular dhe zemrën tuaj. Ata mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të presionit të gjakut dhe në parandalimin e sëmundjeve koronare të zemrës.

6. Parandalon gurët në veshka

Nivelet e larta të vitaminës B6 në banane prapë vijnë në ndihmë për parandalimin e gurëve në veshka. Bananet gjithashtu janë vërejtur se luftojnë sëmundjen kronike të veshkave për shkak të dozës së lartë të kaliumit. Hani një banane për veshkat e shëndetshme!

7. Përmirëson Funksionin Njohës (Cognitive)

Bananet përmbajnë shumë aktivitet antioksidues që mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të trurit. Niveli i lartë i kaliumit mund të ndihmojë gjithashtu në këtë fushë. 

8. U rregullon Jashtëqitjen

Ju mund të keni dëgjuar se të hahet një banane mund t’ju ndihmojë të jeni të rregullt në jashtëqitje dhe të zvogëloni kohën tuaj të tualetit në rast të kapsllëkut. Kjo është për shkak të përmbajtjes së fibrës, e cila ndihmon shumë ndaj kësaj gjendje.

9. Luftoni aneminë

Bananet janë me të vërtetë të mira për të ndihmuar trupin tuaj të absorboj më shumë hekur. Kjo vjen në dobi sidomos për ata që vuajnë nga anemia, sepse hekuri është me të vërtetë ajo që trupi juaj i mungon.

10. Energji për gjithë Ditën!

Një banane mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të energjisë gjatë ditës dhe të ushqejë muskujt tuaj me vitamina dhe minerale shumë të nevojshme. 

Bëhu kreative!

Gjëja më e mirë për banane është se ka kaq shumë mënyra për të ngrënë ato. Ju mund ta copëtoni një banane dhe përzini me drithëra ose bollgur në mëngjes, t’i ngrini ato dhe t’i shtoni në një smoothie të shijshëm. Dhe edhe nëse bananet pjekën si tepër dhe marrin ngjyrë kafe, ju mund të shtypni për të shtuar ndonjë ushqimi si një shije shtesë ose përdorni si zëvendësim gjalpi për të lyer pjekurinat (shtrijë mbi një rriskë buke)!

Pra, bëhu kreativë, dhe mos harroni të hani banane çdo ditë që të fitosh të gjitha këto e shumë tjera dobi shëndetësore të bananes!

Burimi:
www.healthy-holistic-living.com/

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.