Rrepa e Kuqe – Dobitë Shëndetësore

0
2459
Rrepa e Kuqe

Rrepa e Kuqe

  • Rrepa e Kuqe (rrënjët) përmbajnë lëndë ushqyese të vlefshme që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, luftimin e kancerit dhe inflamacionit, rritjen e qëndrueshmërisë tuaj dhe mbështetjen e detoksifikimit
  • Fletët e rrepës së kuqe janë po aq, nëse jo më shumë, ushqyese me ushqyes që mund të forcojnë sistemin tuaj imunitar, të mbështesin shëndetin e trurit dhe kockave e ofrojnë dobi tjera
  • Rrepa e kuqe ka përmbajtjen më të lartë të sheqerit të të gjitha perimeve, kështu që ato duhet të hahen me një mesatare
  • Provoni rrepën e kuqe të papërpunuar për sallatë ose si pjesë e lëngut tuaj të perimeve

Nga Dr Mercola

Rrepa e kuqe është një ushqim i lashtë prehistorik që u rrit natyrshëm përgjatë brigjeve në Afrikën e Veriut, Azinë dhe Evropën. Fillimisht, ishin vetëm fletët e rrepës që konsumoheshin; rrënja e ëmbël e kuqe e rrepës që shumica e njerëzve e njohin sot si “rrepa e kuqe” nuk u kultivua deri në epokën e Romës së lashtë

Nga shekulli i 19-të, megjithatë, ëmbëlsia natyrore nga rrepa e kuqe u vlerësua dhe rrepa filloj të përdoret si burim i sheqerit (thuhet se Napoleoni ishte përgjegjës për deklarimin që të përdoreshin rrepat si burim kryesor i sheqerit pasi Britanika kishte kufizuar qasjen ndaj kallamit të sheqerit

Sot, rrepa e kuqe (për fat të keq shpesh i modifikuar gjenetikisht) është një lëndë e parë e zakonshme e përdorur për prodhimin e sheqerit, por shumë njerëzve u mungon përfshirja e tyre në formë të plotë në dietën e tyre të rregullt. Ka arsye të mirë për ta bërë këtë, në fakt, rrepa e kuqe ka një shumëllojshmëri të ushqyesve unike të rritjes së shëndetit që mund të mos i gjeni diku tjetër. Plus, janë të shijshëm!

Rrepa e Kuqe – Pse duhet ta hani? 6 Arsyet kryesore

Rrënja e rrepës gjithmonë është përfshirë në listën time më të rekomanduar të perimeve, edhe pse ato janë në kategorinë “përdore me masë” për shkak të niveleve të larta të karbohidrateve.

Megjithëse rrepa e kuqe ka përmbajtjen më të lartë të sheqerit në të gjitha perimet, shumica e njerëzve mund të hanë rrënjët e rrepës disa herë në javë (dhe fletët e tyre në sasi të pakufizuara), duke shijuar jo vetëm aromën e tyre të ëmbël, prej dheu, por edhe ushqyesve të tyre të fuqishëm që mund të përmirësojnë shëndetin në mënyrat e mëposhtme.

1. Rrepa e Kuqe Ulë Presionin e GjakutLëngu i rrepës së kuqë  mund të ndihmojë në zvogëlimin e presionit të gjakut brenda disa orëve. Një studim zbuloi se pirja e një gote me lëng nga rrepa e kuqe uli presionin e gjakut sistolik me një mesatare prej 4-5 pikësh. Përfitimi ka të ngjarë të vijë nga nitratet natyrale që ndodhin në rrepë, të cilat në trupin tuaj konvertohen në oksid nitrik. Oksid nitrik, nga ana tjetër, ndihmon për t’u çlodhur dhe për të zgjeruar enët e gjakut, duke përmirësuar rrjedhjen e gjakut dhe uljen e presionit të gjakut.
Lexo Si të Ulim Shtypjen e Gjakut – 15 Mënyra

2. Forcon Qëndrueshmërinë – Nëse keni nevojë për shtytje qëndrueshmërie gjatë stërvitjes tuaj të ardhshme, lëngu i rrepës së kuqe përsëri mund të jetë përgjigja. Ata që pinë lëng nga rrepa e kuqe para ushtrimit ishin në gjendje të ushtrojnë deri në 16 për qind më gjatë. Përfitimi mendohet gjithashtu të jenë të lidhur me nitratet që shndërrohen në oksid nitrik, të cilat mund të ulin koston e oksigjenit të stërvitjes me intensitet të ulët, si dhe të rrisin tolerancë ndaj stërvitjes me intensitet të lartë.

3. Rrepa e Kuqe Lufton Inflamacionin – Rrënjët janë një burim unik betaine, një lëndë ushqyese që ndihmon në mbrojtjen e qelizave, proteinave dhe enzimeve nga stresi i mjedisit. Është gjithashtu e njohur që ndihmon në luftën kundër inflamacionit, për të mbrojtur organet e brendshme, për të përmirësuar faktorët e rrezikut të enëve të gjakut, për të përmirësuar performancën dhe për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të shumta kronike. Siç raportohet nga Ushqimet më të Shëndetshme të Botës

“Prezenca e Betaine në dietën tonë është shoqëruar me nivele më të ulëta të disa shënuesve inflamatorë, duke përfshirë proteinën C reaktive, interleukin-6 dhe faktorin alfa të nekrozës së tumorit. Si grup, molekulat anti-inflamatore të gjetura në rrepë janë treguar se përfundimisht mund të sigurojnë përfitime kardiovaskulare në studimet njerëzore në shkallë të gjerë, si dhe përfitime anti-inflamatore për sistemet e tjera të trupit. “

4. Rrepa e Kuqe ka Përbërës të Anti-Kancer – Fitonutrientët e fuqishëm që japin rrepës ngjyrën e kuqe të thellë mund të ndihmojnë për të shmangur kancerin. Hulumtimet kanë treguar se ekstraktet e rrepës zvogëlojnë formacionet tumorale të shumë-organeve në modele të ndryshme të kafshëve kur administrohej në ujin e pijshëm, Në anën tjetër, ekstraktet e rrepës së kuqe po studiohen gjithashtu për përdorim në trajtimin e kancerit të pankreasit, gjirit dhe kancerit të prostatës.

5. Rrepa e Kuqe është i pasur me Ushqyes të Vlefshëm dhe Fibra – Rrepat janë të larta me vitamin C forcues imuniteti, fibrave dhe mineraleve esenciale si kaliumi (thelbësore për nerva të shëndetshme dhe funksionin e muskujve) dhe mangan (i cili është i mirë për kockat, mëlçinë, veshkat dhe pankreas). Rrepa gjithashtu përmban vitaminë B folat, e cila ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të defekteve të lindjes.

6. Ofron Mbështetje Detoksifikuese – Pigmentet e betalines në rrepa mbështesin procesin e detoksifikimit të Fazës 2 të trupit tuaj, fazë ku toksinat e zbërthyera lidhen në molekula të tjera në mënyrë që të nxjerrën jashtë trupit. Tradicionalisht, rrepat e kuqe vlerësohen për mbështetjen e tyre në detoksifikim dhe ndihmojnë për të pastruar gjakun dhe mëlçinë.

Hani edhe Fletët e Rrepës së Kuqe

Nëse fletët e rrepës së kuqe nuk po i hani atëherë ju po i bëni vetës dëm pasi këto janë ndër pjesët më të shëndetshme të kësaj bime. Përveç që përmbajnë lëndë ushqyese të rëndësishme si proteina, fosfor, zink, fibra, vitamina B6, magnez, kalium, bakër dhe mangan, fletët e rrepës së kuqë gjithashtu sigurojnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A, vitaminës C, kalcium dhe hekur.

Fletët e rrepës në të vërtetë kanë më shumë hekur sesa spinaqi (një tjetër perime me gjethe të gjelbra në të njëjtën familje botanike), si dhe vlera më të lartë ushqyese të përgjithshme se vetë rrënja rrepës. Ju mund të habiteni të mësoni, për shembull, se hulumtimet tregojnë se gjethet e rrepës së kuqe mund të:

  • Ndihmoj për të shmangur osteoporozën duke rritur forcën e kockave
  • Luftoni sëmundjen e Alzheimerit
  • Forcimi i sistemit imunitar duke stimuluar prodhimin e antitrupave dhe qelizave të bardha të gjakut

Nëse nuk e keni provuar ndonjëherë fletët e rrepës së kuqe, mos u trembni. Ato mund ti shtohen lëngjeve të shtrydhura të perimeve ose lehtësisht të fërgohen në gjalpë së bashku me zarzavate të tjera si spinaqi dhe chard zviceran.

Provoni këtë recetë shëruese për supë ruse nga Rrepa e Kuqe (Borscht)
Ka shumë mënyra për të shijuar rrepën e kuqe:

  • Grini dhe përzini me zarzavate tjera për një sallat
  • Shtoni ato në lëngun tuaj të freskët të perimeve
  • Avullo lehtësisht ato
  • Marinojini ato me lëng limoni, erëza dhe vaj ulliri

Për një aromë edhe më intensive, provoni Borscht, ose supë nga rrepa e kuqe, e cila është një pjatë tradicionale ruse. Kjo recetë e posaçme më poshtë, nga Dirt Doctor, përfshin gjithashtu supë shtëpiake, duke e bërë atë veçanërisht ushqyes dhe shërues.

Receta e Supës Ruse Borscht

Përbërësit:

  • 1 litër supë kockave (bone broth) organik, (mundësisht viç ose bualli)
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 3 ose 4 rrepa te kuqe me madhësi mesatare – prerë holl
  • 1 qepë – prerë në rriska të holla
  • 1 filxhan lakër të kuq të copëtuar
  • 1/8 copë majdanoz i grirë
  • 1 lugë gjelle Sherry (opsionale)
  • Lëng limoni – 1 lugë gjelle
  • Kripë dhe piper
  • Mazë Kosi (opsionale)

Procedura:

  1. Me një nxehtësi mesatare të ulët, shkrijeni gjalpin në një tenxhere të mesme supe.
  2. Shto qepët dhe rrepat dhe ziej deri sa të zbuten – rreth 7 ose 8 minuta.
  3. Shtoni kripë dhe piper. Përziej me supën e kockave.
  4. Zieje në temperaturë të ulët për rreth 20 minuta. Pastaj shtoni lakër të freskët, majdanoz, arrë-myshk dhe sherry. Ziej për disa minuta më shumë, hedh ca kripë dhe piper shtesë, shërbejë, dhe kënaquni.
  5. Shtoni mazë kosi nëse dëshironi.

Duhet ta pranojmë: Jemi të rrethuar nga kërcënime, disa prej tyre të padukshme, që na vënë në rrezik për tu sëmurë. GMOs (Organizmat Gjenetikisht të Modifikuar), Ushqimet e Përpunuara, EMFs. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut. Është në këtë kohë që shumica e njerëzve kërkojnë udhëzime për tu ndihmuar në mbrojtjen kundër këtyre rreziqeve dhe për të siguruar mirëqenien e tyre. Shpesh, duket si një punë e pamundur.

Burimi:
https://articles.mercola.com/sites/articles/archive/2014/01/25/beets-health-benefits.aspx

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.