Shenjat Dhe Simptomat E Gripit Te Derrave

0
1926

Si dallohet gripi i zakonshem nga gripi i derrave?
Simptomat e hershme të të gjitha llojeve të gripit janë të ngjashme e gjithashtu janë të ngjashme me simptomat që shkaktohen nga infeksionet nga shumë virus tjerë që nuk kanë asgjë të bëjnë me virusin e gripit. E kjo e bënë të vështirë diagnostikimin e cilido grip të bazuar vetëm nga simptomat. Edhe pse gripi i zakonshem dhe gripi i derrave kane simptoma te ngjashme, ky post tregon ndryshimin dhe disa simptoma brengosese ne rast gripi.

Të gjithë viruset e gripave shpërndahen nga një bartës (njeri apo kafshë) në tjetër kryesisht nga piklat e vogla të pështymës dhe mukozës apo në jashtëqitje. Brenda secilës pikël të pështymës gjenden me dhjetëra miliona virus të vegjël të gripit. Në momentin që virusi gjen një bartës të ri dhe infekton qelizat e bartësit, ai fillon të riprodhohet pa zhurmë duke krijuar miliona kopje të vetës para se të shkaktoj simptoma. Kjo kohë në mesë të fillimit të infeksionit dhe fillimit të shfaqjes së simptomave njihet si periudha inkubacionit. Virusi i gripit te derrave (gripi H1N1) është virus i ri dhe ka periudhë të inkubacionit prej 3 deri 5 ditë.

Simptomat e Gripit te Zakonshëm

Gripi i zakonshëm kryesisht ndodhë gjatë motit të ftohtë apo më mirë të them fillon ka fundi tetorit e zgjatë deri në mars. Sëmundjet e ngjashme me gripin që ndodhin gjatë muajve tjerë kanë pak gjasa të jenë shkaktuar nga virusi influencës. Edhe pse shumica e atyre që janë me grip kanë fyt të skuqur dhe kollitje, këto simptoma mund të shkaktohen nga shumë infeksione tjera e bile edhe gjatë gripit sezonal.

Kur dikush ka fyt të skuqur dhe kollitje gjatë gripit sezonal janë disa gjëra që e bëjnë gripin të dallueshëm nga infeksionet tjera. Personat me virus të influencës apo me grip kane gjasë të përjetojnë këto:

  • simptomat shfaqen befas – brenda disa orëve
  • të ndjehet shumë të sëmurë (nuk kanë energji për asgjë)
  • kenë temperaturë të lartë (37 deri 40 gradë celsius) që ngjitet shpejtë në këtë nivel, brenda 12 deri 24 orëve
  • kokedhimbje, dhembje muskujsh, dhembje të nyjave, dhembje gjatë lëvizjes së syve dhe siklet ndaj dritës së fortë – së bashku me kollitje dhe fyt të skuqur.

Me fjalë tjera, ashtu sikur cilido nga ne që mund të vërtetoj sepse të gjithë kemi pasur gripin një herë në vit, në mos më shumë, gripi i zakonshëm mund të të bëjë të ndiheni mjaftë i sëmurë për një kohë, apo jo? Sidoqoftë, tek njerëzit e shëndetshëm, gripi i zakonshëm zbutet në momentin që trupi i njeriut vë në funksion një përgjigje mbrojtëse: njerëzit e shëndetshëm zakonisht kthehen në gjendje të shëndetshme pas rreth një jave. Për njerëzit e shtyrë në moshë me sëmundje të zemrës apo mushkërive, një barrë shtesë e një infeksioni serioz të mushkërive mundet të jetë i tepërt. Në Amerikë rreth 30.000 njerëz vdesin çdo vit për shakë të gripit të zakonshëm.

Simptomat e Gripit Te Derrave

Gripi H1N1 ka simptomat e ngjashme me gripin e zakonshëm. Përzierje, vjellje dhe diarre janë të zakonshme.
Këtu poshtë keni ndryshimet në mes të gripit H1N1 dhe gripit sezonal:

  • Gripi H1N1 duket që zhvillohet në mot shumë më të ngrohtë sesa në mot zakonisht të ftohët në të cilin gripi i zakonshëm lulëzon.
  • Simptomat e gripit te derrave nuk duken të jenë më të këqija se sa ato të gripit të zakonshëm, edhe pse ato ndoshta mund të ndryshojnë me ftohjen e motit gjatë dimrit.

Njerëzit me simptoma të gripit duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë në rast se në vend se të shërohen ata sëmuren edhe më shumë me shenja rreziku që i keni më poshtë.

Për të rriturit, simptomat më brengosëse janë:

  • Frymëmarrje e shkurtë (e dobët)
  • Vjellje të njëpasnjëshme
  • Pështjellim (konfuzion)
  • Marramendje

Për fëmijët, simptomat më brengosëse janë:

  • frymëmarrje shumë e shpejtë
  • fëmija nuk hanë apo pinë normal, nuk luan dhe nuk është aktiv, nervoz dhe irritohet lehtë ose edhe duket i përgjumur jo si zakonisht
  • temperaturë të lartë dhe skuqje të lëkurës
  • mavijosje të buzëve dhe lëkurës

Këto janë shenja dhe simptomat që duhet ti keni parasysh e që e dallojnë gripin e zakonshëm nga gripi H1N1 apo gripi i derrave. Sidoqoftë, edhe në rast të shenjave të gripit të zakonshëm rekomandohet të kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.

Tash, shpërndaj postin miqve dhe të afërmeve se ia vlen.

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.