Dimri po troket dhe bashkë me të vjen edhe problemi “Kam shumë të ftohtë, I kam duart dhe këmbët akull të ftohta”. Në fakt të gjithë në dimër kemi nevojë që gjymtyrët e jashtme ti kemi të ngrohta por ka individë të cilët këtë problem e kanë edhe në stinë të tjera. Pra ka shumë individë të cilët kanë më shumë ftohtë nga të tjerët. Mërdhikem
Përse ndodh kështu?
Motivet pas kësaj pyetje janë të shumta dhe shumica janë të lidhura shkaqe shëndetësore si për shembull; anemia, sindroma Raynand, hypotiroidizmi, si edhe faktorë të tjerë si stilit i jetesës, stili i ushqyerjes, aktiviteti sportiv. Sot do t’ju parashtrojmë 10 prej arsyeve me origjinë shëndetësore.
1. Mungesa ose sasia e ulët e vitaminës B12 dhe Hekurit
Anemia është një sëmundje e gjakut e lidhur ngushtë me mungesën e vitaminës B12 dhe hekurit në gjak. Mungesa e tyre jep ndjesinë e të ftohtit. Disa burime të vitaminës B12 janë produktet me origjinë shtazore si peshku, mishi dhe derivate të qumështit. Disa prej ushqimeve vegjetariane të cilat kanë sasi të konsiderueshme të kësaj vitamine janë perimet me gjethe të gjelbërta dhe bathët (fasulet). Është shumë e rëndësishme që këto lloj ushqimesh të shoqërohen me marrjen në sasi të lartë të vitaminës C e cila kryesisht gjendet tek agrumet (citrus). Vitamina C, e cila ka një rol shumë të rëndësishëm në trupin tonë, bën të mundur përthithjen e hekurit dhe vitaminës B12 ndaj edhe rekomandohet të shoqërojë produktet ushqimore të cilat përmbajnë hekur dhe vitaminë B12.
2. Hypotiroidizmi
Gjendja në të cilën trupi nuk prodhon në sasi të mjaftueshme hormonin e tiroides quhet Hypotiroidizëm. Hormoni i tiroides është shumë i rëndësishëm për metabolizmin pasi bën një rregullim të tij, ndaj çdo çrregullim i lidhur me hormonin e tiroides ndikon në uljen e metabolizmit. Njerëzit të cilët kanë probleme të tilla kanë shumë ftohtë dhe shpesh kanë gjendje lodhje. Mjafton një analizë e gjakut në nivel hormonal për të përcaktuar nëse vuajmë apo jo nga çrregullime të tilla të hormoneve T4, T3, TSH.