Nuk Do Te Ftohesh? Bej Një Natë Të Mirë Me Gjumë!

0
2399

gjumi

A ka ndonjë mënyrë se si ta parandalohet ftohja dhe gripi? Po ka, dhe at falas: fle më shumë! Desha të përmend një studim fascinues të 2009 nga Archives of Internal Medicine që ka vërtetuar se të bësh më pak se 7 orë gjumë në mënyrë dramatike shton rrezikun e infektimit nga viruset e zakonshëm.

Ja ku keni një fragment të shkëputur nga raporti i këtij studimi:

Prapavija: Kualiteti i gjumit është menduar se është një tregues i rëndësishëm i imunitetit e gjithashtu edhe i cenueshmërisë ndaj ftohjes së zakonshme. Ky artikull ekzaminon nëse kohëzgjatja e gjumit dhe efikasiteti në javët pas ekspozimit ndaj virusit janë të lidhura me ndjeshmëri ndaj ftohjes.

Metodat: Një numër prej 153 burra dhe gra të shëndetshëm (mosha 21-55) ishin paraqitur si vullnetar për të marr pjes në këtë studim. Për 14 ditë me radhë ata raportonin kohëzgjatjen dhe efikasitetin e gjumit (përqindjen e kohës në shtrat kur vërtet ishin në gjumë) për natën e kaluar dhe tregonin nëse vërtet ndjeheshin të pushuar.

Poenat mesatare për secilën variabël gjumi ishin llogaritur për 14 ditët e këtij studimi. Më pas pjesëmarrësit ishin futur në karantinë ku u janë hedhë pika në hundë që përmbanin rinovirus ku pastaj janë monitoruar për zhvillimin e ftohjes klinike (infeksion ku vërehej prezenca e shenjave objektive të sëmundjes) një ditë para dhe për 5 ditë pas ekspozimit.

Rezultatet: pjesëmarrësit që kishin bërë më pak se 7 orë gjumë ishin për 2.94 herë (95% interval besimi [confidence interval- CI], 1.18-7.30) me më shumë gjasa që të zhvillonin ftohjen se sa ata që kishin bërë 8 orë gjumë apo më shumë. Edhe efikasiteti i gjumit ishte vlerësuar: pjesëmarrësit me më pak se 92% efikasitet ishin për 5.5 herë (95% CI, 2.08-14.48) me më shumë gjasa të ftoheshin se sa ata që kishin efikasitet gjumi prej 98 apo më shumë.

Ky studim gjithashtu është publikuar në një artikull në New York Times, i cili dha një përmbledhje si në vijim:

Në një studim të fundit për The Archives of Internal Medicine, shkencëtarët kanë përcjellë 153 burra dhe gra për dy javë duke regjistruar kualitetin dhe gjatësinë e gjumit të tyre. Më pas, gjatë një periudhe prej pesë ditësh ata ishin futur në karantinë dhe ekspozuar ndaj virusit të ftohjes. Ata që kishin fjetur më pak se 7 orë dolën se për tri herë më lehtë sëmureshin se sa ata që bënin së paku 8 orë.

Gjumi dhe imuniteti duket se janë shumë të lidhura. Studimet kanë zbuluar se gjitarët që kërkojnë më së shumti gjumë gjithashtu prodhojnë nivele më të mëdha të qelizave të bardha që luftojnë sëmundjet – por jo qeliza të kuqe, edhe pse që të dyja prodhohen në palca e ashtit dhe vijnë nga po i njëjti paraardhës. Kurse hulumtuesit në Max Planck Institute of Evolutionary Anthropology kanë treguar se speciet që flenë më shumë kanë rezistencë më të madhe ndaj patogjeneve.

Pjesa më interesante e këtij studimi është se të gjithë të testuarit ishin në mënyrë të barabartë të ekspozuar ndaj rinovirusit përmes pikave në hund (!) – por ata të privuarit nga gjumi kishin simptoma të ftohjes 3 herë më shumë se sa ata që kishin fjetur dhe pushuar mirë. Kjo mendoj se është dëshmi e fuqisë së imunitetit tonë që të na mbaj të shëndetshëm.

Par bëj gjumë më shumë!

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.