Depresioni: 10 Simptomat e Zakonshme Te Depresionit

2
3154

DepresioniSherohu.com – Çdo vit rreth 9.5 përqind e popullatës Amerikane (atje ku ka të dhëna statistikore) vuajnë nga depresioni. Depresioni është një sëmundje e rëndë që prek jetën e përditshme të shumë njerëzve dhe shpesh edhe shkatërron familje. Është një çrregullim që kontrollon mendjen dhe funksionet e saj duke shkaktuar humbje apetiti, pagjumësi, humbje disponimi dhe ndjenjë e thellë dëshpërimi. Simptomat e depresionit ndryshojnë dhe ashpërsia e tyre ndryshon me kohën.

Sipas ekspertëve depresioni mund të jetë i trashëguar apo edhe të shkaktohet nga sëmundje kërcënuese për jetën apo edhe nga vetë stresi.

Shkaktar tjerë të janë disa sëmundje, medikamente, droga, alkooli, apo sëmundje mendore. Femrat duket se preken më shumë nga depresioni se sa meshkujt dhe kjo i atribuohet luhatjeve hormonale, ndryshimeve të ciklit menstrual, shtatzanise, dështimit të shtatzanise, para-menopauzës dhe post-menopauzës.

Simptomat e zakonshme te depresionit janë:

1. Pikëllim i pa-shkundur, ankth apo ndjenja boshllëku (zbrazëti)

2. Ndjenjë rënduese e pashprese e shoqëruar me ndjenja pesimiste

3. Ndjenjë ekstreme e fajësisë, ndjenjë dhe mendime se askush nuk mund të ndihmoj, dhe humbje të vet-vlerësimit.

4. Humbje energjisë, ngadalësim i metabolizmit, dhe rënie të aktiviteteve. I/e rënduar nga një ndjenjë lodhje konstante.

5. Ndjenjë që u bënë të mendoni se askush s’ka njeri që mund të ju ndihmon e kjo shoqërohet me paaftësi për tu përqendruar dhe marr vendime.

6. Humbje gjumi dhe mos bërja e gjumit si duhet dhe zhvillim të pagjumësisë ekstreme.

7. Humbje peshe apo shtim peshe i pashpjegueshëm që nxitet nga humbja e apetitit apo ngrënie e tepruar.

8. Humbje ne mendime dhe tendencë dhe mendime vetëvrasjeje.

9. Irritueshmëri, temperament, nervëzim i shpejt e gjithashtu edhe ndjenjë parehatie

10. Dhembje fizike si kokë dhembje, çrregullime të traktit të tretjes dhe dhimbje kronike pa ndonjë arsye të dukshme.

Nëse përjetoni njërën nga këto simptomat apo shumicën nga to të shoqëruar me ndryshime të dukshme në sjelljet tua, atëherë[wp-like-locker] ju sugjerojmë të vizitoni dhe konsultoheni me mjekun. Mjeku do ju bëjë ekzaminim të plotë për të anuluar ndonjë shkak fizik të mundshëm të depresionit tuaj dhe gjej problemin kyç. Pastaj, nëse kërkohet ai/ajo do ju rekomandoj të vizitoni psikoterapinë apo psikologun.

Merr në duar punët tua dhe fillo të largosh negativitetin nga mendja juaj. Largo nga jeta juaj dhe ndërpre përdorimin e fjalëve negative si lodhje, pavlefshmëri dhe pashpresë. Ndrysho jetën tuaj duke caktuar ca qëllime. Provo të relaksohesh, medito dhe kënaqu me muzikë. Fillo aktivitete të reja që absorbojnë kohën dhe interesin tuaj aq shumë sa që sju mbetet kohë të mendoni tjetër veç tyre. Dil shëtit, tako dhe njoftohu me njerëz që nuk ke njohur më parë, merr pjesë në aktivitete grupore. Shmang shoqërinë e njerëzve negativ. Vendos që të kalosh kohë duke u kënaqur duke shikuar një film apo lojë sporti, bëj piknik me familje apo shoqëri. Bëhu pozitiv dhe ke besim në vetvete. Besimi është një shërues shumë i mirë. Vendos ta ndryshosh botën tuaj për së miri.

Sidoqoftë, ndiq udhëzimet e mjekut. Trajtimi mund të përfshij: medikamente anti-depresant, psikoterapi, e gjithashtu edhe ndryshime në stil jete (mënyrën e jetës që bëni). Në raste ekstreme përshkruhet edhe terapi me drit dhe terapi elektrokonvulsive (electroconvulsive therapy). Nëse depresioni juaj eskalon apo vërtetë ke mendime vetëvrasëse mos ngurro të kërkosh ndihmë nga anëtar të familjes apo klinik shëndetësore. Mos harro sepse sigurt në çdo rreth do gjesh dikë që të zgjat dorën për të ndihmuar që të dalësh nga kjo gjendje krize.[/wp-like-locker]

Sherohu.com është website qëllimi i së cilës është që të shpërndajmë tek shqipfolësit informacione rreth një jete më të mirë dhe më të shëndetshme. Artikujt në këtë faqe nuk duhen të merren si këshill përfundimtare, këshilloheni që gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj para se të veproni. Ju urojmë shëndet dhe çdo të mirë.

2 KOMENTET

  1. per stres.nervoz.panik atak.depresion.apo fobi.gati cdo semunje.ne sistemin nervor.vjen nga jeta e perditshme nga ndryshimi i jetes.nga lodhja.nga angazhimet e mdhaja.i vetmi sherim.esht.te kesh besim te vetevetja.asnje medikament per qetsim.nuk dot sheroje.po vetem ti vet dot sherohesh.ama e din si.me ndihmen e allahut.me lexime nga kurani.dot qetesohesh maximun.dhe dot jesh perseri i lumtur.ia vlen.beso.nuk humb asgje nese provon.nuk dot kushtoje as 1eu.

Pyet dhe Komento këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.