Pse Kam Shumë Të Ftohtë?

0
2187

7. Konsumi i yndyrave dhe proteinave

yndyra proteinaShpesh yndyrat konsiderohen armiku i ushqimit. Në fakt armiku ynë është sasia e lartë e yndyrave. Kjo do të thotë nëse ne ruajmë sasinë që i nevojitet trupit, jo vetëm që nuk do të kemi shqetësime, por përkundrazi do të kemi shumë dobi. Yndyrat kanë aftësi të përthithin vitaminat e tretshme në yndyra. Nëse drejtohemi drejt yndyrave të mira ku përfshihen, vajrat vegjetale, vaji i peshkut, frutat e thata, bathët (fasulet), mishi, peshku  do të thotë se jemi në rrugë të mbarë, sepse këto burime kanë aftësinë të rrisin temperaturën e trupit. Gjithashtu marrja në normë e proteinave është shumë e rëndësishme pasi na furnizon me energjinë e nevojshme për evitimin e ndjesisë të të ftohtit.

8. Qarkullimi i gjakut

qarkullimi i gjakutNë rastet e një keq-qarkullimi të gjakut, njerëzit do të ndjejnë ftohtë. Ekziston dhe një sindromë e cila quhet Raynand dhe lidhet kryesisht me fluksin e gjakut në gjymtyrët e jashtme, duke bërë që të mos shkojë gjak mjaftueshëm, kryesisht në gjendje stresi ku enët e gjakut ngushtohen.

1
2
3
4
5
Hyrida Basha është Msc. Biologe Molekulare, ajo gjithashtu është një dietologe dhe shkruan per dietat ne shtatzani, dieta per adoleshentë, dieta për uljen e nivelit të LDLs, (kolesterinës së keqe), si dhe dieta per dobesim. Facebook

Pyet dhe Komento këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.