Kanceri i Zorres se Trashe – 6 Menyra Si Ta Zvogelojme Rrezikun

“Kanceri i zorres se trashe një nga kanceret më të rrezikshëm njëherit edhe më i parandalushemi.”

Një projekt që ende është në vazhdimësi ka analizuar dhe përpiluar të dhënat nga 749 shënime shkencore deri më sot e kështu ka themeluar 6 mënyra që njerëzit mund ti praktikojnë për të zvogëluar rrezikun ndaj kanceri i zorres se trashe.

Disa ndryshime të vogla dietale dhe të jetëstilit mund të bëjnë ndryshim të dukshëm në zvogëlimin e këtij rreziku.

Fondi Botërorë Për Hulumtime Të Kancerit dhe Instituti Amerikan për Hulumtimet Të Kancerit janë prapa këtij studimi dhe një mendje e shëndosh thotë se sa më herët që praktikohen këto rekomandime aq më i madh është ndikimi në rrezikun e një personi.

Kanceri i Zorres Se Trashe – 6 Keshillat Si Te Parandalohet

1. Zvogëlo dhjamin e trupit, veçanërisht rreth belit (barku).

2. Zvogëlo konsumin e alkoolit.

3. Konsumo ushqime të pasura me fibër, ushqimet bimore dhe drithëra të plota, pemë dhe perime.

4. Kufizo konsumin e mishit të kuq në jo më shumë se 500 gram në javë.

5. Shmang krejtësisht mishin e përpunuar (procesuar), dhe

6. Ushtrimet, pra ushtro, bëhu aktiv fizikisht, lëviz me shumë.

Kjo është një orvatje në vazhdim e sipër dhe se ka shumë më shumë për të mësuar për kancerin e zorrës së trashë. Sido që të jetë, hulumtimet e derisotme i njohin këto 6 këshillat që i ndamë më sipër si mënyra të thjeshta që mund t’i praktikosh që të zvogëlohet rreziku i kancerit të zorres se trashe.

Përderisa kanceri i zorres se trashe është njëri nga kanceret me te rrezikshëm, ai gjithashtu besohet të jetë njëri nga më të parandalueshmit. Kështu që apliko këto 6 këshilla që ta zvogëlosh mundësin e njëkohësisht të jeshë mi i/e shëndetshëm.  Ke edhe ndonjë këshill tjetër ti shtosh kësaj liste, komento dhe ndaj përvojën tuaj me lexuesit e sherohu.com.

Shfleto duke klikuar mbi shigjeta

Informohu i Pari, merr lajmet shëndetësore si kjo dhe tjera drejt në email  - Regjistrohu
Nuk je vet, edhe 5000+ tjerë janë pjesë e sherohu.com dhe lexojnë atë që shkruhet këtu. Plus, do marrësh FALAS dhe  librin!

Pyet dhe Komento këtu